Kolegji Zgjedhor rrëzoi PD dhe PDI për Fierin
Kolegji Zgjedhor i dha fund dje betejës ligjore për Qarkun e Fierit, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku 9 mandate i takojnë PS, 6 mandate PD dhe 1 mandat LSI. Relatorja e kësaj çështjeje, gjyqtarja Entela Prifti, deklaroi se kërkesa e dy subjekteve bazuar në nenin 158 të Kodit Zgjedhor është e pabazuar në ligj dhe prova duke pushuar çështjen. Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat ankimore të Partisë Demokratike për disa kuti të kësaj zonë zgjedhore, si dhe ankimimin për të shpallur të pavlefshme tre qendrat e votimit ku nuk u votua fare në Komunën Portëz. Duke ndarë të njëjtat shqetësime, përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, kërkoi bashkimin e shqyrtimit në të njëjtën seancë të kërkesave ankimore të këtyre dy partive. Në total, 12 qendra votimi ishin ankimuar nga Partia për Drejtësi dhe Integrim, duke kërkuar që ato të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar për shkak të
parregullsive. Ndërsa Partia Demokratike ankimoi 6 kuti, 3006, 3185, 3188, si dhe tre qendrat ku nuk u votua fare më 28 qershor.
Përfaqësuesit juridikë të PD, të cilët përfaqësonin njëkohësisht edhe PDI-në, vërejtën se vendimi i KQZ për të shpallur si të vlefshme fletët e votimit në kutinë 3006 në KZAZ 18 ishte jo konfirmon ligjit, pasi 315 fletë nuk kishin kundërfletë si dhe u mungon logoja e Republikës së Shqipërisë dhe logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa për kutitë 3185 dhe 3188, pala paditëse deklaroi se vendimi i KQZ për t‘i përfshirë ato në rezultatin e Qarkut të Fierit duhej shpallur i pavlefshëm. Sipas Kasos, grupi i numërimit të votave për këto dy kuti kishte vepruar në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte një vendim të KZAZ për shkak të parregullsive të vërejtura. "Procesi zgjedhor është i cenuar rëndë dhe fletët e votimit duhet të konsiderohen si të pavlefshme", tha Kaso. Referuar qendrave të votimit 3019, 3020 si dhe 3021, qendra ku nuk u krye votimi, PD konsideroi si të padrejtë vendimin e KQZ që, në mungesë të kuorumit nuk mund t‘i shpallte ato të pavlefshme, duke u abuzuar në nenin 160 të Kodit Zgjedhor. Sipas tyre, është detyrim i komisionit që t‘i shpallë ato të pavlefshme. Oert Bylykbashi, avokati i PD, i cili dje përfaqësoi edhe PDI shprehu me radhë kontestimet për kutitë e tjera të KZAZ 18, 19 dhe 20 të Qarkut të Fierit, duke kërkuar që rezultati i 9 qendrave të votimit të mos përfshihej në rezultatin final si dhe shpalljen të pavlefshme të tre qendrave ku nuk u votua.
Nga ana tjetër, pala e paditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shprehu pretendimet e veta lidhur me kërkesën ankimore të dy subjekteve politike dhe bëri një përmbledhje të të gjitha veprimeve të KQZ lidhur me të gjitha kutitë. Lidhur me kërkesën për të shpallur të pavlefshme tre qendra votimi, përfaqësuesit juridikë të këtij institucioni, Dëshira Pasko dhe Endri Topoja, bënë të ditur se nuk ishte tërhequr materiali zgjedhor ndaj si pasojë nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Sa i përket kërkesave të tjera lidhur me kutitë e tre KZAZ-ve, KQZ bëri të ditur se vendimi është marrë konform ligjit. Pala e interesuar, Partia Socialiste kërkoi që të rrëzohej kërkesa ankimore e Partisë Demokratike dhe Partisë Drejtësi për Integrim, pasi nuk ishte e bazuar në prova dhe fakte.
Po dje, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesëpadinë e Partisë Konservatore, e cila kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së të datës 11 korrik 2009, për tabelën e rezultateve të Qarkut Durrës.
Duke kërkuar rrëzimin e vendimit të KQZ-së, Partia Konservatore, me kryetar Armando Ruçin, i kërkoi anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor njohjen dhe pranimin e pretendimeve të saj. Sipas tij janë kryer veprime arbitrare në katër KZAZ-të e Qarkut Durrës ndaj këtij subjekti zgjedhor. Sipas juristëve të KQZ-së ankesa e paraqitur nga konservatorët është "e pambështetur në prova dhe ligj".
Pas dëgjimit të palëve, trupa gjyqësore e përbërë nga pesë anëtarë, ku relator i çështjes është gjyqtari Petraq Dhimitri, mori vendimin për rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Konservatore.