31 vjet burg për atentatorët e Presidentit
FIER - Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, dënoi me 31 vite burg dy autorët e atentatit kundra ish- presidentit të klubit çiklistik "Apollonia", Bardhyl Fejzaj. Ndërsa gjykimi ndaj tyre zgjati për afro 2 vjet, pasditen e së enjtes gjykata mori vendimin përfundimtar për të lënë në burg për 16 vite Ramjus Canaj dhe për 15 vite Kreshnik Selacin. Pas shqyrtimit të të gjitha provave vënë në dispozicion si nga organi i akuzës, ashtu edhe nga pala e mbrojtësve dhe pas dëgjimit të vetë autorëve dhe të dëmtuarve, gjykata e Fierit shpalli vendimin, i cili i cilëson fajtor Canajn dhe Selacin për veprat penale "vrasje me paramendim të mbetur në tentativë" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".