E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet 48-vjeçarja

FIER – Aksident apo vetëvrasje? Një grua 48 vjeçare dyshohet se i dha fund jetës, duke u hedhur para një automjeti që po kalonte në ato momente para banesës ku ajo jetonte. Burimet zyrtare policore pohuan për gazetën se pasditen e së enjtes, rreth orës 18.00 të së enjtes, në aksin rrugor Fier– Seman, në dalje të Fermës, 48 vjeçarja Nerënxa Jahovi, pasi ka dalë nga banesa e saj dyshohet se është hedhur nën rrotat e një automjeti tip “Benz”, me targa FR 6430 B, që drejtohej nga Arben Bega. Sipas burimeve zyrtare policore, mësohet se drejtuesi i mjetit, ishte duke lëvizur me një shpejtësi që nuk i kalonte të 35 km në orë, por ka qenë 48 vjeçarja që është hedhur para makinës, duke i thyer edhe xhamin e parë. Gruaja ka vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit e ka marrë menjëherë dhe e ka dërguar në spitalin e Fierit ku mjekët veç sa konfirmuar vdekjen e saj. Më pas trupi i pa jetë i saj u dërgua në morgun e spitalit për tu tërhequr disa orë më pas prej familjarëve të saj. Po sipas policisë, mësohet se 48 vjeçarja, javët e fundit ka shfaqur shenja depresioni, gjë që dyshohet se e ka çuar edhe në vetësakrifikim. Drejtuesi i mjetit, Bega është shoqëruar në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›