E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket dita e verës, 4 të plagosur

ELBASAN - Një aksident u regjistrua dje rreth orës 17.00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Broshkë. Dy automjete me targa të Elbasanit dhe të Fierit u përplasen dhe si pasojë janë dëmtuar Altin Sina 36 vjeç, Bashkim Daullja 35 vjeç, të cilët po udhëtonin në automjetin me targa të Elbasanit si dhe Resmije Mellaraj dhe bashkëshorti i saj Demir Mellaraj, me banim në Fier, që udhëtonin me djalin e tyre. Mësohet se katër të plagosurit janë trasportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe gjëndja paraqiten e rëndë për dy prej të aksidentuarve. Paraprakisht mendohet si shkak i aksidentit shpejtësia tej normave. Policia rrugore e Elbasanit ka qenë në gatishmëri të plotë e ndihmuar nga policia e rendit për të disiplinuar qarkullimin në këtë ditë intensive të lëvizjes së qytetarëve. M.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›