Platini: “Kemi parë futboll të madh”

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini tha se ai është i kënaqur me javën e parë në aksion të Euro 2008, në termat e futbollit dhe sjelljes. "Ne lamë pas tetë ndeshjet e para. Të gjitha ekipet kanë luajtur dhe të gjitha stadiumet kanë pritur ndeshjen e tyre të parë", - tha Platini për uefa.com para ndeshjes së Portugalisë me Cekinë.
"Ne kemi parë pak futboll të madh, me aksione eksituese dhe një sasi golash që është brenda mesatares për një Kampionat me 16 ekipe". Platini ishte i kënaqur edhe me sjelljen e lojtarëve. "Në fushë kjo është edhe efekti më kuptimplotë. Ne kemi parë një rënie spektakolare të kartonëve të verdhë e të kuq, që është 40 për qind më i ulët në krahasim me Euro 2004".