E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia drejt çerekfinaleve

Portugalia arriti fitoren e dytë në grup, duke mposhtur me një ndeshje të madhe Republikën Ceke (3-1), e duke hedhur një hap të madh drejt cerekfinaleve.
Portugezët shënuan të parët me anë të Deko (7'), përpara se rezultati të barazohej nga ceku Sionko (17'). Në pjesën e dytë luzitanët bënë diferencën më anë të Kristiano Ronaldos në të 64' (goli i parë i tij në Euro 2008) dhe Kuarezma (91').
Djemtë e Luis Felipe Skolarit mundën në ndeshjen e parë Turqinë (2-0) dhe tani ndodhen në vendin e parë në Grupin A me gjashtë pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›