Raporti i Ministrisë, Prokuroria: “Hetim të gjitha rasteve”
Autori i Lajmit: Red.Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur ngritjen e një grupi kontrolli që do të verifikojnë të gjitha pretendimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë ku togat e zeza kanë liruar kriminelë me raporte mjekësore. Duke iu referuar raportit të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se në gjykatat e rretheve Tiranë, Krujë, Lezhë, Elbasan, Kavajë dhe Mat janë shqyrtuar 55 çështje me objekt lirimi i të burgosurve, pasi u rrezikohet jeta në qeli për shkak të sëmundjes së rëndë nga e cila ata vuajnë. Gjyqtarët kanë pranuar 27 kërkesa të të dënuarve për krime të rënda në një kohë kur asnjëri prej tyre nuk vuante nga ndonje sëmundje. Nga verifikimet, sipas Ministrisë së Drejtësisë, të liruarit rezultojnë të jenë brenda ose jashtë vendit dhe pa asnjë problem me shëndetin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007