Të mesmet me laboratorë informatike brenda vitit
Autori i Lajmit: Silvana BalliuBrenda vitit 2007 të gjitha shkollat e mesme në vend do të pajisen me laboratorë informatike. Në këtë kuadër Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me Ëester Union dhe PNUD për pajisjen e shkollave me laboratorë. Menaxheri i Përgjithshëm për Europën Juglindore i Ëestern Union, Kruno Valentik deklaroi gjatë këtij takimi se Ëestern Union ka dhënë 50 mijë dollarë për ngritjen e laboratorëve në 5 shkolla të vendit, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës.
Përshkrimi i projektit
Projekti parashikohet të krijojë një infrastukturë prej 5-7 laboratoresh të Teknologjisë së Informacionit në 5-7 shkolla 9-vjçare të qytetit të Tiranës ku secili do të ketë 10-15 kompjutera, rrjet informatik dhe shërbim interneti falas. Këto laboratore do të ofrojnë ambjentin ideal për përgatitjen, përpunimin dhe afishimin e materialeve mësimore virtuale si e vetmja rrugë drejt arritjeve të standardeve europiane në fushën e mësimdhënies. Ky projekt do të nxisë dhe inkurajojë nxënësit për shfrytëzimin e mediatekës virtuale që do të synohet të krijohet për çdo lëndë mësimore dhe që do të jetë në dispozicion të trupit pedagogjik si dhe nxënësve. Një risi do të jetë dhe përdorimi i materialeve didaktike multimediale për mësimin e gjuhëve të huaja dhe programeve bazë kompjuterike të gjitha me bazë në gjuhën shqipe.
Iniciativa
Projekti do t i shërbejë dhe gjallërimit të iniciativave rinore për krijimin e grupeve të nxënësve që do të përgatiten si specialistë të ardhshëm IT, Art Designer, përgatitës dhe faqosës të gazetave dhe revistave rinore, etj. Ky do të jetë një projekt pilot për eksperimentimin e kurrikulave të ardhshme të lëndës së Informatikës, si një mundësi e të ardhmes së afërt në ciklin shkollor 9-vjeçar si dhe një shans për përmirësimin e kurrikulave të mësimit të gjuhëve të huaja nëpërmjet mbështetjes nga mjetet e Teknologjisë së Informacionit.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007