“Lignobau GmbH”, studim për ndërtimin e 14 HEC-eve mbi Osum
Autori i Lajmit: Red.Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Lignobau GmbH” i prezantuan dje kryeministrit Sali Berisha një studim për kaskadën e lumit Osum. Sipas këtij studimi, i cili është realizuar në bashkëpunim me një biznes shqiptar, planifikohet ndërtimi mbi këtë lumë i 14 HEC-ve të vogla me fuqi të përbashkët 110 megavat. Kryeministri, pasi u prezantoi përfaqësuesve të “Lignobau GmbH” kuadrin ekonomik dhe ligjor të reformave të ndërmarra nga qeveria, i ka falënderuar ata për projektin në fushën e energjisë, e cila është fusha me rëndësi jetësore në vend. Në fund të takimit, ai theksoi se ky projektstudim do të vlerësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe nga grupet vlerësuese përkatëse.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007