E Shtunë, 31 Tetor 2026

373 KOMUNA E BASHKI SHQIPRIA SA KINA...

A do te kete reforme administrative para zgjedhjeve te 8 majit

Nganjehere edhe pse e di pergjigjen nuk rri dot pa bere pyetje. Ndoshta se nuk mund te ndodhe ndryshe ne nje tranzicion te sterzgjatur dhe pakuptim si ky yni ku jo pak moszhvillime politike ekonomike sociale vijojne te shfaqen ne trajten e pyetjeve retorike. A do te merren ndonjehere vesh partite politike per gjerat e medha te ketij vendi Jo eshte vetepergjigjja. Se po te ishin marre vesh gjendja nuk do te ishte kjo. Nuk do te kishim nje kaos urban nga fundi ne krye. Nuk do te kishte gjithandej ndertime pa leje dhe nje proces legalizimi te pamundur per te qene normal. Nuk do te kishim sidomos nje gjuhe politike plot hakerrim mes deputeteve me akuza te perditshme per afera te zyrtareve te larte si nga njera pale si nga pala tjeter.

Por le te vijme te pyetja retorike e radhes. A do te kemi deri me 8 maj te vitit te ardhshem kur do te behen zgjedhjet e pushtetit vendor reforme administrative Paraprakisht po citojme lajmin e fundit nga kjo fushe. Kater komuna Paskuqani Miloti Shengjini dhe Bushati jane propozuar te kthehen ne bashki. Kjo nisme tanime eshte e shnderruar ne aksion konkret ligjor prej Ministrise se Brendshme e cila ka gati projektin per ta derguar ne Parlament. Ne relacion thuhet se keto kater njesi vendore ndonese per nga numri i popullsise dhe zhvillimi urban kane permasat e bashkive formalisht mbeten ende komuna gje qe do te thote se statusi i tyre duhet permiresuar duke i ngjitur nje kuote me lart sipas kontekstit shqiptar ani se komune dhe bashki mbase vetem te ne po te shprehemi ne menyre te figurshme thone dy gjera te ndryshme te se njejtes gje.

Propozimi na duket me vend kater njesite e siperthena e meritojne te kthehen ne bashki pasi per vete poziten dhe progresin e tyre ato jane shnderruar ne pika kyce apo nyje te zhvillimit rajonal aty ku ndodhen. Paskuqani eshte nje nga bastionet e reja te rendesishme te kryeqytetit shqiptar i populluar mjaft ne njezet vjetet e fundit me te ardhur nga zonat e thella dhe nje bashki ne periferi te Tiranes do te bente shume per qyteterimin dhe urbanizimin e asaj zone. Miloti ka pasur gjithashtu nje zhvillim te ndjeshem keto vite duke konkurruar me Lacin fqinj aq me teper qe prej nje viti pershkohet nga autostrada Durres-Kukes qe ia shton dhe me shume mundesite e zhvillimit. Shengjini si porti i vetem i Veriut i perfolur dhe si porti i mundshem i Kosoves mbase me kohe duhej te kishte nje status me lart pasi Lezha si qark dhe me gjere i ka syte pike se pari nga deti Pa thene se dhe Velipoja ngjitur per shkak te plazhit te pashfrytezuar plotesisht dhe potencialit turistik te pazakonte duhej te kishte nje status tjeter nga ky i tashmi. Bushati eshte po ashtu nje zone e begate per zhvillim me 25 mije banore me perparesi per te qene njesia e pare vendore ne Qarkun e Shkodres me rruge te asfaltuara me nje hidrocentral ne ndertim etj. Kjo nuk do te thote se mund te gjenden argumente kesisoj per cdo komune qe deshiron te veshe nje pallto me te madhe se ajo qe ka teksa mund te kete tek-tuk dhe ndonje bashki qe ka rene nga treguesit e ku per kete arsye duhej te kishte zbritur nga rangu ku eshte.

Por nuk eshte ky problemi kryesor qe ka vendi ne kete faze per sa i perket reformes administrative. Problem eshte se ka mbetur ne vend nje projekt i dhjete vjeteve me pare per te bere reformen administrative-komunare dhe per pasoje Shqiperia ka sot 65 bashki e 308 komuna per nje popullsi qe nuk shkon te 4 kater milione banoret ku nje te treten e saj e ka Bashkia e Tiranes. Nderkohe kane mbetur si nocion dhe 36 rrethet qe zor se thone ndonje gje per tu shenuar ne strukturen e sotme organizative-administrative. Askush nuk mund te thote se cfare kupton saktesisht dikush kur ti i thua per shembull Rrethi i Shkodres apo Rrethi i Gjirokastres. Vetem arsimi policia nje pjese e shendetesise kane organizim ne shkalle rrethi ndonese dhe keto me njefare perqendrimi kompetencash ne qendrat e qarqeve si dhe prokuroria e gjykata te cilat ne disa rrethe jane shkrire. Shkurt ne jeten e komunitetit ndihen disa bashki e komuna kryesore me shume banore projekte dhe investime kurse jo pak te tjera jane harruar se ekzistojne.

Nisma per kthimin e kater komunave ne bashki per tu miratuar ne Parlament kerkon nje shumice te cilesuar votash pasi kemi te bejme me nje ndryshim te ndarjes administrative te vendit gje qe do te thote qe projektligji te miratohet me dy te tretat e Kuvendit ose 93 deputete. Por kjo nuk ka gjase te ndodhe ne nje kohe kur opozita e frekuenton Parlamentin me here po here jo duke mos votuar asnje prej ligjeve qe kerkojne shumicen e cilesuar. Nderkohe qe si opozita si pozita dikur kane qene shprehur ne favor te nje ndryshimi te madh per sa i perket reformes administrative.

Zgjedhjet e ardhshme sapo jane dekretuar nga Presidenti i Republikes dhe duket aq e pamundur qe kjo reforme e mbetur ne sirtaret e politikes te kryhet ne 6-7 muaj per me teper ne nje situata te tille mosmirekuptimi politik qysh nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Por a duhet te mbetet peng i ketij qendrimi nje reforme kaq e domosdoshme A ka kuptim qe Shqiperia te kete luksin e kaq shume njesive te pushtetit vendor kur komuna te tera neper zonat malore kane vetem emrin ne harten elektorale vulen dhe kryetarin me nje shpure nepunesish Komuna me administrate te fryre dhe numer te paperfillshem banoresh. Askujt nuk i lejohet te beje qorrin lidhur me kete gjendje qe mbartet nga fushata ne fushate pra te lihen ende ne kembe keto ngrehina te zbrazura nga banoret qe vit per vit kerkojne buxhet e investime. Ky vend qe po perballet dhe me krizen ekonomike nuk ka nevoje per kaq shume zoterinj vendore me poste e favore por jo dhe njerez qe tu sherbejne. Eumlshte koha e zhvillimit rajonal i projekteve te gjera qe ngerthejne hapesira te medha dhe jo i copezimit administrativ dhe investimeve.

Dy shefat kryesore dhe pothuajse te vetem te politikes Berisha dhe Rama u moren vesh pa zhurme per reformen zgjedhore duke i cuar ne zero partite dhe partizat politike gje qe do te thote se kur eshte vullneti i te medhenjve nuk ka kala qe nuk marrin... demokratet e socialistet. Por per selite roze e blu ka gjase qe problemi numer nje i ketij momenti elektoral te jete Bashkia e Tiranes. Beteja per Tiranen duket se do te jete beteja heroike e politikes dhe ne keto zgjedhje. Tirana eshte ajo qe nuk lejon piken e vemendjes per te pare ne komunat fiktive ku gersheret duhej te kishin rene me kohe. Eumlshte sigurisht e gabuar dhe e pandershme motua e pashqiptuar por e nenkuptuar Tirana eshte Shqiperia. Vetem ne logjiken e nje politike te pangopur me pushtet kjo lloj parulle e heshtur ka si me thene perligjje. Tirana me gjithe rendesine e pamohueshme si kryebashkia e vendit eshte vecse Tirana. Tejfryrja elektorale per sa i perket bashkise se kryeqytetit eshte e lidhur jo dhe aq me faktin e thjeshte se kush do te kryeje me me cilesi ndertimet ne kete apo ate rruge tiranase ne sheshin Skenderbej a ndokund tjeter kush do ti lyeje me hijshem fasadat etj. por kush do ta dominoje politikisht e ekonomikisht kryeqytetin mbase per dike-dike dhe se kush do ti ngjise pallatet me lart...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›