E Diel, 1 Nëntor 2026

3G, AKEP i dorëzon Vodafonit licensën shërbimi nis në Mars

TIRANE-Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) i dorëzoi sot kompanisë celulare Vodafon licensën e parë 3G.
Vodafonë fitoi tenderin e AKEP me ofertën prej 31.4 milionë euro kundrejt kompanisë tjetër celulare rivale, Eagle Mobile që ofroi 12.5 milionë euro.
Pritet që 3G të nisë shërbimin në muajin Mras të vitit 2011 dhe nëpërmjet këtij shërbimi tu ofrojë shqiptarëve internet të shpejtë dhe të lirë.

3G është një teknologji pa tela që u mundëson klientëve të përfitojnë internet të shpejtë deri në 8 Mb/s në celularin e tyre, e përveç kësaj edhe të gjithë kompjuterët, qofshin ata desktop apo laptop, kanë mundësinë të përfitojnë nga këto shpejtësi të internetit, pa marrë parasysh se ku ndodhen dhe pa nevojën e kabllove.
Sot Shqipëria ka një depërtim të internetit me kabllo prej vetëm 12 për qind dhe fatkeqësisht mban vendin e fundit në Evropë dhe në rajon në lidhje me depërtimin e internetit. Specialistët e IT-së dhe shoqatat përkatëse e shohin teknologjinë 3G si mundësinë e vetme reale për Shqipërinë që të kapë ritmin me zhvillimin e vendeve të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›