E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet Shkodër Ambasadori Arvizu dorëzon ndihma

SHKODER-Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vizitoi sot Shkodrën me qëllim dorëzimin e një fondi ndihmash për të prekurit nga përmbytjet dhe njohjen me situatën në zonat e prekura.
Arvizu u shpreh se është prekur nga gjendja dhe se e ka ndjekur situatën hap pas hapi dhe jo vetëm ai, por dhe të afërmit e tij në SHBA.

“Më 3 dhjetor erdha në Shqipëri me gëzimin që po vija, por edhe dëshpërimin për situatën e rëndë që kishte në Shkodër
situata e përmbytjeve është pasqyruar edhe në Amerikë nga mediat dhe të gjithë të afërmit e mi dhe familja ime po e ndjekin hapa pas hapi”.
Arvizu premtoi se nuk do të shterojnë ndihmat për situatën e vështirë në Shkodër.
“E kam parë përmes televizionit situatën e përmbytjeve edhe pse nuk dija shqip nga vetë pamjet e kuptoja sesa e rëndë ishte ajo. Vizita ime ishte e parashikuar para një jave, por e kam shtyrë që të vija në një situatë më të përmirësuar. USAID ka dhënë ndihma për situaten, ne dhurojme 50 mijë dollarë fond, do të ketë përsëri ndihma”, theskoi Arvizu.

Ambasadori amerikan përgëzoi punën që u bë për të frenuar situatën e rrezikshme si dhe u shpreh I gezuar që situata ën shkodër po shkon drejt përmirësimit. “Jam i kënaqur që komunitetit ndërkombëtar i është përgjigjur thirrjes tuaj për ndihmë. Dua të përgëzoj qeverinë, forcat e policisë, ushtrinë për punën e mirë që kanë bërë në përballimin e situatës. Jam i kënaqur që shoh përmirësim te dukshëm të situatës. 

(d.b/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Përmbytjet Shkodër, Ambasadori Arvizu dorëzon ndihma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›