E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 femra, pre e dhunës për konflikte të ndryshme

Zakonisht policia është mësuar të për
plaset brenda ditës me sherre mes
djemsh, por dje është dashur të përballet
me katër raste, ku femrat kanë rënë pre
e dhunës së shoqëruesve të tyre. Tre prej tyre
janë shënuar në Tiranë, ndërsa një tjetër në
Kavajë, por të gjithë autorët janë dërguar për
ndjekje penale në gjendje të lirë. Sipas informacioneve
të policisë kryeqytetase, nga
shërbimet e Kavajës filloi procedimi penal në
gjendje të lirë për Everest M., 18 vjeç, banues
në Vlorë. Ky person, rreth orës 19:30, në hyrje
të autostradës nga Rrogozhina për në Kavajë,
pas një debati ka goditur me grushte Romina
D., 17 vjeçe, e cila po udhëtonte me të.
Ndërkaq, nga Komisariati nr. 6, u dërgua për
ndjekje penale, po në gjendje të lirë, Alfred
K., 38 vjeç. Rreth orës orën 11:30, në rrugën
"Ll. Miho", ka goditur me grushte Brunilda P,
4 vjeçe. Ndërsa te Komisariati nr. 3 janë
regjistruar dy raste të tjera, por këtë herë
dhunueset kanë qenë femra. Kështu, filloi
procedimi penal në gjendje të lirë për Adelina
D., 34 vjeçe, sepse pasditen e dy ditëve
më parë, në Rrugën e Durrësit, ka goditur me
grushte në fytyrë Rovena L., 26 vjeçe. Policia
tha se konflikti mes tyre ka ardhur pas një
debati për motive të dobëta. Nga ana tjetër,
te shkolla "Sinan Tafaj" është zënë një maturante
me një 20-vjeçare. Sipas policisë, filloi
procedimi penal në gjendje të lirë për Evisjona
K., 18 vjeçe, sepse në orën 11:30, te shkolla
e lartpërmendur ka goditur me grushte në
fytyrë Elda Ç., 20 vjeçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›