Withers: Kartat, të ndërhyhet menjëherë
Kryediplomati amerikan në Tiranë, John Withers, shprehu dje publikisht shqetësimin për infrastrukturën zgjedhore. Pak ditë para 28 qershorit, ambasadori i SHBA-ve vuri në dukje disa prej të metave të cilat janë konstatuar deri më tani, teksa bëri apel për të reaguar ndaj situatës. Më poshtë janë disa pjesë nga konferenca për shtyp e Withers:
"Jemi pothuajse edhe një javë larg nga koha e mbylljes së procesit të aplikimit për kartat që do të përdoren në ditën e zgjedhjeve. Dhe në këto pak ditë që kanë mbetur, unë dëshiroj t‘u drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë votues, që të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe për t‘u regjistruar dhe për të votuar. Ushtrimi i demokracisë është diçka në të cilën unë kam marrë pjesë në vendin tim, por edhe që e kam dëshmuar në mbarë botën, duke përfshirë zgjedhjet e para demokratike të mbajtura në Rusi pas rënies së komunizmit, zgjedhjet e para demokratike në Nigeri, ndërsa vendi po përpiqej të linte pas diktaturën ushtarake dhe të futej drejt një periudhe demokratike, ashtu si edhe në vende të ndryshme në Azi, Afrikë dhe Evropë. Zgjedhjet janë një moment i veçantë si për vendin, ashtu edhe për individët. Në momentin kur plotëson fletën e votimit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit, njeriu më i fuqishëm në vend dhe njeriu më i përulur në vend janë të barabartë. Ata kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin autoritet për t‘i dhënë formë drejtimit të vendit dhe për t‘i lëvizur gjërat drejt atij drejtimi që ata e mendojnë si më të mirin, për veten dhe vendin e tyre. Votimi nuk është thjesht një detyrë, por një moment magjik. Unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të inkurajuar shqiptarët që të përfshihen dhe të angazhohen në këtë proces të jashtëzakonshëm".
Me aq sa e njihni ju procesin, mendoni se ka argumente të mjaftueshëm për të shtyrë datën e zgjedhjeve?
Preferenca ime është që në vend që të flas për mundësi hipotetike, të punoj shumë në mënyrë që ky proces, për të cilin është rënë dakord, të realizohet. Mendoj se kjo kërkon përpjekje të mëdha nga të gjitha palët e përfshira në proces, por edhe nga drejtuesit politikë në vend. Në pikëpamjen time, ne kemi ende përpara nesh mundësinë që gjërat të funksionojnë ashtu si janë planifikuar. Nëse do të ketë alternativa të tjera, këto duhet të zgjidhen midis drejtuesve politikë të vendit, duhet të jetë vendim i tyre. Pra do ishte në dorën e tyre, jo tonën.
Dy ditë më parë është publikuar një raport i një OJQ-je, financuar nga ambasada amerikane, në lidhje me ecurinë e procesit të aplikimit për kartat e identitetit. Pyetja e dytë është se si e vlerësoni ju shqetësimin e opozitës në lidhje me procesin?
Për sa i përket OJQ-së dhe raportit që ata kanë publikuar, më lejoni të jem absolutisht i qartë. Si pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të promovuar pluralizmin në Shqipëri, shkëmbimin e informacionit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik, ne shpesh ofrojmë financime për aktivitete të ndryshme, që ndërmerren nga pjesëmarrës të ndryshëm në proces. Kjo bëhet thjesht për t‘i dhënë mundësinë këtyre grupeve për të realizuar këto aktivitete. Ne nuk kemi përgjegjësi, madje as lidhje të mëtejshme me rezultatet që këto grupe mund të arrijnë në punën e tyre. Ndaj pyetjet që mund të keni në lidhje me rezultatet e këtij grupi apo çdo lloj grupi tjetër të kësaj natyre, duhet t‘ia drejtoni atyre. Përpara se të vazhdoj me pyetjen tuaj të dytë, lejomëni t‘ju bëj unë një pyetje ju: Sa prej jush sot, mjafton të ngrini duart, kishin planifikuar të më pyesnin në lidhje me kartat e identitetit? Lejomëni të trajtoj më gjerësisht disa elementë në lidhje me kartat e identitetit dhe disa çështje të tjera. Lejomëni të filloj duke thënë se e shoh inkurajues faktin që 1.2 milionë shqiptarë kanë aplikuar për kartat e identitetit. Po përdor shifra të përafërta sepse këto shifra, me të drejtë, ndryshojnë pothuajse çdo ditë; pra përafërsisht 1,2 milionë, për aq kohë sa po flasim, ndërkohë që shpresojmë se ky numër do të rritet në ditët në vijim, madje do të rritet edhe me shpejtësi të madhe. Duke parë përtej këtij zhvillimi pozitiv, mendoj se është e rëndësishme të trajtojmë edhe disa elementë. Së pari, numri i njerëzve që kanë marrë kartat e identitetit është shumë herë më prapa në krahasim me ata që kanë aplikuar. Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit që kanë aplikuar dhe që ju është dhënë e drejta për të votuar duhet të sigurohen që t‘i marrin këto karta, duhet të shkojnë dhe t‘i tërheqin ato. Është shumë e rëndësishme që autoritetet qeveritare të bëjnë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar njerëzit që të marrin këto karta, qeveria duhet të sigurohet se njerëzit që u është dhënë e drejta për të marrë një kartë, ta kenë atë në duar. Elementi i dytë ka lidhje me raportimet mbi funksionimin e qendrave administrative nëpër Shqipëri. Ne jemi në kontakt me organizata ndërkombëtare, detyra dhe ekspertiza e të cilave është që të shqyrtojë dhe të vlerësojë funksionimin e këtyre qendrave. Zyrtarë nga ambasada jonë janë duke vizituar rajonet e Shqipërisë. Ne shpresojmë që në fund të këtij procesi njerëzit tanë të kenë mundësinë që të vizitojnë secilën nga 12 qarqet e vendit. Mendoj se përshtypja jonë e përgjithshme është që gjërat po funksionojnë, por ka edhe disa probleme teknike në disa zona, sidomos në ato rurale, të cilat duhen zgjidhur menjëherë. Në disa vende kemi mësuar se nuk ka staf të mjaftueshëm për numrin e njerëzve që duan të aplikojnë në një moment të caktuar, në disa vende ka problem me internetin dhe energjinë elektrike, në disa vende orari është i paqëndrueshëm dhe jo i rregullt, ndaj kur njerëzit shkojnë për të aplikuar nuk gjejnë njeri që t‘ju shërbejë. Nuk mund t‘ju them shtrirjen e këtyre problemeve, por ka disa shembuj. Sidomos për njerëzit që jetojnë në qytete të vogla, është shumë e rëndësishme që këto probleme të zgjidhen dhe atyre t‘u jepet mundësia për të aplikuar për kartat e identitetit. Elementi i tretë, i cili ka ngjallur edhe më shumë debate politike, ka të bëjë me njerëzit të cilët nuk kanë një kartë identiteti, por as pasaportë. Këta njerëz janë më shumë në rrezik për t‘iu mohuar mundësia për të votuar. Ky është një shqetësim me rëndësi kritike, sepse një nga kërkesat kryesore të standardeve ndërkombëtare që zgjedhjet të quhen të lira dhe të ndershme, është e drejta universale e qytetarëve për të votuar - pra kushdo që dëshiron të votojë duhet të ketë mundësinë për të votuar dhe asnjë pengesë nuk duhet të ndalojë këtë person nga kjo e drejtë. Problemi është se ka ende paqartësi se sa njerëz mund të futen në këtë kategori, bazuar në informacionin që na është dhënë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi në këtë situatë. Mund të fillohet duke ditur se sa është numri i qytetarëve për të cilët po flasim dhe si rrjedhim të inkurajohen njerëzit që të votojnë, të sigurohet se ata kanë mundësinë e votës, të sigurohet se ata mund të identifikohen nga qendrat administrative në mënyrë që këto çështje të zgjidhen dhe Shqipëria të ketë mundësinë të ofrojë standardin universal të së drejtës për të votuar, e cila është shumë e rëndësishme për këto zgjedhje. Unë kam qenë në kontakt, ashtu si edhe shumë organizma ndërkombëtarë, me zyrtarë të qeverisë shqiptare, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, për të nxitur që informacioni i cili mund të ofrohet në mënyrë të ligjshme, që do mund të qartësonte dhe zgjidhte këto çështje, t‘i ofrohet KQZ dhe trupave vendase dhe ndërkombëtare që kanë interes legjitim në këtë proces. Shpresoj që kjo të trajtohet si një çështje që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, që këto çështje të zgjidhen si për sa i përket natyrës logjistike, ashtu edhe për sa i përket debatit politik të lidhur me të, në mënyrë që procesi i regjistrimit të votuesve të vazhdojë me shpejtësi dhe në mënyrë të barabartë. Ishte një përgjigje e gjatë për pyetjen tuaj, por besoj se ishte një çështje që ju të gjithë donit ta ngrinit.
Pas kësaj përgjigjeje të gjatë, a e shihni shqetësues debatin mes forcave politike, që mund të çojë në një pamundësi për të gjetur një zgjidhje?
Unë mendoj se iu përgjigja kësaj pyetjeje, por më lejoni që ta përsëris, pasi dëshiroj të jem sa më i qartë që të jetë e mundur. Forcat e ndryshme politike realizuan atë plan që ne kemi sot përpara nesh. Mendoj se duhet të ndërmerret çdo përpjekje e mundshme që ky plan të funksionojë dhe të realizohet. Sepse ishte një plan i arritur mes forcave politike. Nëse do të ketë ndryshim në atë plan për të cilin është rënë dakord, kjo nuk është diçka që i përket qeverisë amerikane apo ambasadës amerikane. Këto ndryshime duhet të realizohen me marrëveshje midis drejtuesve politikë shqiptarë. Dua t‘ju falënderoj për kohën që më kushtuat. Dua gjithashtu të them se ju, si pjesë e medias, mund të luani një rol jashtëzakonisht të dobishëm në atë që është çështja më themelore gjatë ditëve në vazhdim. Kjo është përhapja e lajmit te votuesit, që ata të paraqiten dhe të marrin pjesë në këtë proces të jashtëzakonshëm që quhet demokraci.