E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet polici Meshi, i vrarë dhjetë vjet më parë

Kujtohet një punonjës policie i rënë në krye të detyrës dhe nderohet
nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Dje, me rastin e 10-
vjetorit të rënies në detyrë të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit,
"Dëshmor i Atdheut", Azem Ali Meshi, Drejtoria e Policisë së
Qarkut, organizoi një takim përkujtimor. Dje, në orën 10:30,
drejtues të Policisë së Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e
vendosjes së pllakës me emrin e dëshmorit Azem Meshi, në
rrugën që ka marrë emrin e tij, që ndodhet tek Unaza e Re. Në
nderim të tij u zhvillua një ceremoni përkujtimore në Sallën e
Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku me këtë rast përshëndetën
prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci, përfaqësues nga Policia e Tiranës
si dhe pjesëtarë të familjes së të ndjerit. Në përfundim të
takimit, drejtues të Policisë së Tiranës vendosën kurora në varrin
e "Dëshmorit të Atdheut" në Varrezat e Sharrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›