Polici në gjyq: Makina mori zvarrë motorin e agjentit
Një efektiv i policisë rrugore
ka treguar dje momente
të përplasjes së Ilir Pajës
me autobusin. "Kam qenë me
shërbim në kryqëzimin në afërsi
të Farmacisë, si polic trafiku. Kam
ndaluar një makinë në kryqëzim,
ku prej së cilës ka zbritur një person
dhe është drejtuar nga makina
që ishte pas. Më pas kam parë
që makina që ishte mbrapa ka
ikur mbrapsht dhe ka përplasur
një motor, të cilin më pas e ka
marrë zvarrë", ka nisur të tregojë
dëshmitari Rifat Paja. Më pas, ai
ka treguar se makina kishte kaluar
trafik-ndarësen dhe ishte përplasur
me autobusin e linjës së
Unazës. Po ashtu, dëshmitari tha
se kishte dëgjuar krisma. "Jam
afruar dhe kam shkuar aty afër,
kam nxjerr nga poshtë makinës
një person dhe menjëherë e kam
nisur për në spital", e mbyll dëshminë
e tij Paja. Gjykata vendosi ta
shtyjë seancën për një datë tjetër
në mënyrë të tillë që të thërrasë
për të dhënë deklarime dëshmitarë
të tjerë të akuzës. Ngjarja për
të cilën akuzohet Paja ka ndodhur
më datën 6 mars të vitit të kaluar
rreth orës 10:00, kur punonjësit e
policisë Bledi Haxhimali dhe Roland
Mete, me detyrë agjent në
njësinë e operacioneve speciale,
në Drejtorinë e Policisë Tiranë,
kanë qenë në shërbim në vendin
përballë maternitetit "Koço Glozheni",
Tiranë, kur kanë parë të
cilësuarin si mjeshtri i arratisjeve.
Më pas ata e kanë ndjekur. Paja i
vënë në dijeni të këtij fakti ka përplasur
dy efektivat, njëri prej të
cilëve e ka marrë zvarrë me motor.
ka treguar dje momente
të përplasjes së Ilir Pajës
me autobusin. "Kam qenë me
shërbim në kryqëzimin në afërsi
të Farmacisë, si polic trafiku. Kam
ndaluar një makinë në kryqëzim,
ku prej së cilës ka zbritur një person
dhe është drejtuar nga makina
që ishte pas. Më pas kam parë
që makina që ishte mbrapa ka
ikur mbrapsht dhe ka përplasur
një motor, të cilin më pas e ka
marrë zvarrë", ka nisur të tregojë
dëshmitari Rifat Paja. Më pas, ai
ka treguar se makina kishte kaluar
trafik-ndarësen dhe ishte përplasur
me autobusin e linjës së
Unazës. Po ashtu, dëshmitari tha
se kishte dëgjuar krisma. "Jam
afruar dhe kam shkuar aty afër,
kam nxjerr nga poshtë makinës
një person dhe menjëherë e kam
nisur për në spital", e mbyll dëshminë
e tij Paja. Gjykata vendosi ta
shtyjë seancën për një datë tjetër
në mënyrë të tillë që të thërrasë
për të dhënë deklarime dëshmitarë
të tjerë të akuzës. Ngjarja për
të cilën akuzohet Paja ka ndodhur
më datën 6 mars të vitit të kaluar
rreth orës 10:00, kur punonjësit e
policisë Bledi Haxhimali dhe Roland
Mete, me detyrë agjent në
njësinë e operacioneve speciale,
në Drejtorinë e Policisë Tiranë,
kanë qenë në shërbim në vendin
përballë maternitetit "Koço Glozheni",
Tiranë, kur kanë parë të
cilësuarin si mjeshtri i arratisjeve.
Më pas ata e kanë ndjekur. Paja i
vënë në dijeni të këtij fakti ka përplasur
dy efektivat, njëri prej të
cilëve e ka marrë zvarrë me motor.