"Poli i Lirisë" hap fushatën në Durrës
Grupimi "Poli i Lirisë" ka çelur dje fushatën elektorale në qytetin e Durrësit. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, tha se alternativa e "Polit të Lirisë", nuk mund të mbytet as nga presionet mbi median dhe as nga keqpërdorimi i KQZ. Duke u ndalur te shqetësimet e qytetit bregdetar, Ndoka tha se Durrësi lëngon çdo ditë nga thatësira. Në shekullin e 21 janë kthyer në qytete radhët për ujë, të bidonëve dhe botëve. Ftoj qytetarët durrsakë të mos u besojnë më përrallave të Kryeministrit Berisha që thoshte se problemin e ujit do ta zgjidhë duke shkripëzuar ujin e detit. Ndërsa kandidati i PDK-së në Dibër, Edmond Stojku, së bashku me 50 anëtarë të kësaj partie kanë dhuruar gjak dje në spitalin e Peshkopisë për t‘u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.