Merren në mbrojtje dy gra dhe një burrë
Tri raste të tjera mbrojtjeje janë trajtuar
nga policia e kryeqytetit, pasi person
at në nevojë, janë keqtrajtuar nga kunati,
djali, apo edhe vëllai. Oficerët e policisë
i kanë plotësuar dokumentet për të tria rastet,
e madje, njëri prej tyre është dërguar për
ndjekje penale. Sipas informacioneve zyrtare,
nga Komisariati nr. 1 është plotësuar
kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të
mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen
Entela Ç., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga
të dhënat mësohet se kunati i saj Ilir D., 38
vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike
ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme, pasi
bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri.
Për këtë arsye, policia e ka marrë në mbrojtje,
ndërsa kunati i saj është person nën hetim.
Rasti i dytë është shënuar në Komisariatin nr.
3. Burimet policore shpjeguan se është dërguar
për ndjekje penale në gjendje të lirë
Gjergji K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Nga
kallëzimi i marrë, shërbimet e Komisariatit nr.
3 janë vënë në dijeni se rreth orës 20:00 të dy
ditëve më parë, në banesë, pas një konflikti
banal, ka kanosur me fjalë nënën e tij, Thëllëza
K., 64 vjeçe. Ndërsa rasti i tretë ka të bëjë
me rrahjen mes vëllezërve. Policia bëri me
dije për mediat se nga shërbimet e Komisariatit
nr. 4 u plotësua kërkesë-padia për
lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme
për Bashkim M., 56 vjeç, sepse vëllai i
tij, Jaho M., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike
e psikologjike ndaj tij. Sipas policisë, të tria
rastet i janë referuar prokurorisë.