E Diel, 1 Nëntor 2026

“4 vite qeverisje treguan se ne e mbajmë fjalën”

Autori i Lajmit: red.
Qeveria e djathtë, për katër vite me radhë, tregoi se i ka mbajtur premtimet. Ky pohim u bë dje nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, gjatë një vizite që zhvilloi në
qytetin e Rrëshenit. “Nuk është vetëm infrastruktura dhe rritja e rrogave, nuk është vetëm rritja e pensioneve dhe rritja e buxhetit, nuk është vetëm dyfishimi i të ardhurave. Është rritja e turizmit. Është rritja e eksporteve. Është dixhitalizimi. Është ulja e vjedhjes, e korrupsionit. Është rritja e imazhit, zbukurimi i imazhit tonë, zbukurimi i imazhit të shqiptarëve”, - tha ajo, duke pohuar se për katër vite qeveria ka treguar se e mban fjalën. Ajo shtoi se qeveria e djathtë nuk është si Bashkia e Tiranës që proteston kur Shqipëria hyri në NATO. “Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh helm çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë mbi rrugët që bashkojnë shqiptarët. Nuk është më Partia Socialiste por partia e betonit”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›