E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Berisha dështoi, Shqipëria jo më strehë korrupsioni

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim i cilësoi dështim dhe regres 4 vitet ne drejtimin e qeverise Berisha. Ilir Meta duke e krahasuar programin e demokratëve me atë të 5 viteve më parë deklaroi se kryeministri ka dështuar në të gjitha sektorët duke e kthyer vendin, në një strehë të korrupsionit dhe konflikti interesi. “Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeje që të bashkojmë votën për të larguar keqqeverijen e Berishës, me të gjitha tragjeditë, papunësinë dhe varfërinë për shumicën e shqiptarëve që po lë pas”, - u shpreh Meta. Sipas kreut te LSI-së, shqiptarët në 28 qershor duhet të votojnë për të ardhmen e tyre, në mënyrë që të mos bëjnë serish pas 4 vitesh një bilanc të gjatë dështimesh me kryeministrin aktual. “Është mëse e qartë se është detyra jonë për ta nxjerrë njëherë e mirë Berishën në pension në 28 qershor me votën e lirë të shumicës së qytetareve shqiptare”, - u shpreh Meta.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›