Lotaria Amerikane, ndryshon procedura, emrat e fituesve të mos bëhen publikë
Autori i Lajmit: red
Green Card
Emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane tashmë nuk do të publikohen në shtypin e shkruar, pasi kjo konsiderohet shkelje. Urdhri ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet ambasadave në çdo vend ku aplikohet Green Card, përfshi edhe Shqipërinë. Burime nga Posta Shqiptare bënë të ditur dje për gazetën Ballkan se qytetarët, të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, do të informohen nëse janë shpallur fitues ose jo nëpërmjet rrugës postare ( me zarfe në adresë të qytetit ku banojnë). Me anë të Lotarisë Amerikane shumë shtetas shqiptarë kanë mundur të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një jetesë më të mirë ekonomike. Vit pasi viti numri i fituesve nga Shqipëria ka qenë në rritje. Madje, burimet bëjnë të ditur se për Lotarinë e ardhshme do të shpallen më shumë fitues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Fituesit
Pas viteve 1990, vendi ynë u përfshi në Lotarinë Amerikane dhe çdo vit, rreth 2087 persona kanë marrë viza, lejeqëndrimi të përhershëm, në një nga shtetet amerikane. Ndërkohë që për Lotarinë Amerikane 2010 numri i përfituesve nga Shqipëria pritet të jetë më i lartë se vitet e tjera. Sipas të dhënave, aktualisht Korça mban rekordin e qyteteve që kanë edhe numrin më të madh të personave të përzgjedhur nga sistemi kompjuterik. Ndërkohë, po të vërejmë tabelat e statistikave për këtë vit, shohim se të lindurit në Shqipëri, Bullgari e shumë shtete afrikane privilegjohen për shkak të numrit të vogël që hyjnë në Amerikë çdo vit dhe për më tepër Shqipëria është listuar në vendet që do të ketë më shumë prioritet në vitet e ardhshme.
Lista
Për këtë vit, megjithëse nuk është përcaktuar saktë numri i atyre që përfitojnë, mendohet se është rreth 3000 fitues (2894 vetë), kjo sipas një liste në internet, e cila përcakton numrin e fituesve sipas shteteve. Për më tepër qendra që merret me lotarinë e vitit 2008, DV-2010 në Kentucky Consular Center - Williamsburg ka njoftuar se kosovarët po ashtu do të jenë në këtë listë të të privilegjuarve si grup më vete. Kosova do të ketë numrin e vet të përfituesve për herë të parë, e ndarë nga numri që kishte një vit më parë me Serbinë. Lotaria Amerikane 2010 është një program lotarie që u mbajt nga data 2 tetor 2008 deri më 1 dhjetor 2008. Sipas këtij programi, parashikohen të jepen viza emigrimi për rreth 50 000 persona për vitin fiskal 2010 sipas një përzgjedhjeje të rastësishme të kompjuterit. Aplikimi duhet të bëhet vetëm në faqen zyrtare të emigrimit kombëtar amerikan. Gjatë periudhës së aplikimit keni mundësi të shkoni në këtë adresë http://www.dvlottery.state.gov dhe ta mbushni aplikacionin, ku aplikimi i radhës do të hapet në tetor 2009.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009