Përdoruesit e drogës, të gjithë të skeduar
26/05/2009 Policia Elbasan, databazë për të gjithë konsumatorët, qëllimi për të njohur situatën
ELBASAN-Drejtoria e Policisë në Elbasan është duke organizuar një databazë për të identifikuar përdoruesit e drogës. Kjo ka bërë që gjatë kësaj kohe agjentët e Antidrogës të angazhohen tërësisht për të njohur identitetin e përdoruesve me qëllim mbërritjen tek shpërndarësit. Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Elbasan, Aleks Hajdari, tha se hartimi i një baze të dhënash do të bëjë të mundur që jo vetëm të dihet përafërsisht sa përdorues janë dhe kush janë ata, por edhe të mbahen nën kontroll të vazhdueshëm.
Të rinjtë dhe droga
Lista e të dhënave është duke u plotësuar dhe në rast të kapjes së përdoruesve, emri i tyre vendoset në këtë listë dhe ata lihen të lirë menjëherë. Hajdari thotë në Elbasan dhe në rrethe të tjera më të vogla si Gramshi ka përdorues kryesisht të drogave të lehta dhe në shumë raste rezultojnë përdorues hashashi. Po kështu për kontrollin e shpërndarësve në shkolla, ai deklaron se ka një strategji bashkëpunimi që po funksionon për kontrollin e territorit të shkollave. “Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me gjithë drejtoritë e gjimnazeve në Elbasan dhe vazhdojmë të bashkëpunojmë me to që ky fenomen të mos ketë përhapje. Deri më sot nuk kemi konstatuar ndonjë rast të tillë. Sigurisht ka pasur tentativa për shpërndarje, por kemi arritur nëpërmjet këtij bashkëpunimi të kontrollojmë situatën”. Po kështu seksioni i Antidrogës në bashkëpunim me sektorë të tjerë bën ndërhyrje të herëpashershme për të vërtetuar informacionet mbi qarkullimin e drogës sidomos nëpër lokale. Vetëm muajt e fundit janë shoqëruar dhe ndaluar rreth 6 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike. Hajdari hedh poshtë gjithashtu faktin se Gramshi është përcaktuar si zona me më shumë përdorues. “Nuk është e vërtetë që qyteti i Gramshit është në gjendje alarmante siç është tentuar të përshkruar. Edhe atje ka probleme sigurisht, por jo në të tilla përmasa. Ne kemi ndaluar disa persona kemi nën kontroll situatën dhe përdoruesit. Nuk janë aq sa flitet, por shumë më pak. Vetë mentaliteti i banorëve dhe qenia një vend i vogël e bën këtë fenomen më shqetësues e më të prekshëm”. Ndërkohë për ardhjen e drogës në Elbasan Hajdari thotë se ky qytet është transit dhe rrugët e qarkullimit mund të jenë ngado pa përjashtuar Tiranën, Durrësin, Korçën etj. Elbasani duket se është ndër qytetet me përdoruesit më të varfër kryesisht hashash dhe në pak raste heroinë, ndërsa për kokainën ato janë shumë të rralla. Mendohet se numri i përdoruesve është rreth 300, por nga Drejtoria e Policisë nuk jepen të dhëna zyrtare dhe baza e krijuar e të dhënave mbahet sekret.