Vlorë, grushte në radhë për kartat e identitetit
26/05/2009 Ankohen qytetarët për procesin
VLORE- Problemi i procesit të aplikimit me kartat e identitetit në qytetin e Vlorës sapo vjen dhe po thellohet pasi numri i personave që paraqiten për aplikim është ende i lartë, ndërsa numri i sporteleve sa vjen dhe ulet. Vonesat kanë shkuar deri në konfrontime fizike ditën e djeshme. Ndërsa qytetarë të shumtë prisnin në radhë për të kryer aplikimin e kartave të identitetit kur një prej të rinjve i ka kërkuar policit privat që punon në pikën e aplikimit të kartave pranë gjendjes civile që të hynte për të aplikuar, pasi kishte gjithë ditën që priste në radhë, por kjo gjë është refuzuar prej të policit të qendrës duke shkaktuar irritim te i riu, i cili ka tentuar përsëri të hyjë brenda po është goditur nga polici privat duke shkaktuar më pas reagimin e të riut. Nuk mungojnë dhe qytetarët që ankohen se presin prej ditësh që të aplikojnë, por e kanë të pamundur për shkak të radhëve të gjata. Burime nga zyrat e gjendjes civile bëjnë të ditur se duke nisur që nga data 10 qershor aplikimi mund të ndalet për t’u përqendruar te shpërndarja, por kjo gjë nuk është ende e konfirmuar.