Bie nga shtylla elektrike, vdes në spital elektricisti
26/05/2009 Punonjësi i OSSH-së, pa kushte sigurie
DURRES- Ka gjetur vdekjen pa mbërritur në spital shtetasi Ilir Dekavelli banor i komunës së Xhafzotaj pas kontaktit me rrymën elektrike. 37-vjeçari, banues në lagjen “Rreth” të kësaj komune, ka hipur në një shtyllë të tensionit të mesëm. Qëllimi sipas dëshmitarëve të gjendur pranë ngjarjes, që ka shtyrë viktimën të shkojë drejt vdekjes ka qenë rrëzimi nga lartësia. Policia ka bërë të ditur se Dekavelli kishte shkuar në kopshtin e fqinjit të tij, shtetasit Sami Dekavelli me synimin për të larguar pak shtyllën elektrike. Në kohën që është ngjitur lart në shtyllë ai është shembur në tokë duke pësuar fraktura e hemorragji të madhe. Persona pranë vendit të ngjarjes thonë se 37-vjeçari është parë duke rënë nga lartësia e shtyllës. Ai nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurisë dhe për pasojë ka provokuar vdekjen, e cila i ka ardhur pak minuta pasi është shembur në tokë. Mjekët fillimisht e kanë futur në sallë dhe më pas në morg nga ku do të dalin edhe shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë. Ndërkohë të tilla fatkeqësi janë të mëdha në numër sidomos në qarkun Durrësit. Brenda këtij viti janë shënuar shumë aksidente të tilla brenda OSSH-së, ndërsa në pjesën më të madhe punonjësit nuk pajisen me rrobat e punës.