Rama: Marrëveshje me fqinjët për të njohur sigurimet e emigrantëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
Takimi në Greqi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vazhdon të theksojë rëndësinë e votës së emigrantëve. Për këta arsye ai ka zhvilluar dje një takim me komunitetin e shqiptarëve qe jeton dhe punon në Greqi. Në një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë në Volos, si dhe deputetë të këtij rajoni, kreu i socialistëve falenderoi autoritetet greke për ndihmën që u japin shqiptarëve në drejtim të integrimit të tyre në Greqi. Kryetari Rama dhe drejtues të PS-së, Blushi, Dalipi, Tavo dhe Ahmetaj janë ndalur në një takim masiv me emigrantë shqiptarë në Trikala. Rama premtoi se PS në qeverisje do të kujdeset për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe duke hapur një kanal të dytë të televizionit publik shqiptar. Ai u ndal edhe në një takim tjetër në Veria ku preku një ndër çështjet kryesore që shqetësojnë komunitetin shqiptar kudo që jeton në Evropë, shërbimin konsullor për të cilin tha se PS do të kujdeset që ai të jetë sipas standardeve evropiane. Rama shtoi se PS synon që pas 28 qershorit të nënshkruaj një marrëveshje mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për njohjen e periudhës së sigurimeve për efekt pensioni.
Takimi
Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë në Veri-Perëndim të Greqisë aty ku ka një përqendrim të lartë shqiptarësh që kanë emigruar, e jetojnë e punojnë në tokën greke. Rama është ndalur dhe në takime me autoritet greke atje ku ka takuar kryetaren bashkisë së Volosit dhe prefektin e qarkut, si dhe deputetë të rajonit Volos. Rama ka falënderuar autoritet atje për ndihmën që u japin shqiptarëve për integrimin e tyre në Greqi. Në një takim me emigrantët në Trikala, ai kanë premtuar se PS në qeverisje do të bëjë më shumë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe përmes një kanali të dytë të televizionit publik në gjuhën shqipe. Rama ka zhvilluar një tjetër takim masiv në Veria ku ka folur për shërbime konsullore dhe ambasada në shërbim të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Kreu i PS ka premtuar shërbime në ambasada sipas standardeve evropiane, ku dinjiteti i emigrantit nuk do të nëpërkëmbet më. Marrëveshje dypalëshe mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë për njohjen e periudhës së sigurimeve, për efekt pensioni ka qenë një tjetër premtim që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve që punojnë jashtë atdheut nga Greqia. ”Ju sakrifikoni, punoni si pakkush për të garantuar të ardhura për familjet këtu dhe për familjet tuaja në Shqipëri. Ne pas 28 qershorit do të fillojmë negociatat qoftë me qeverinë greke, qoftë me qeverinë italiane për njohjen e të gjithave viteve të pensionit dhe për të gjithë skemën e sigurimeve tuaja shoqërore përmes një marrëveshje dypalëshe. Ashtu si ju, ashtu si secili prej jush është ngritur në këmbë dhe i ka rezistuar dhe e ka mundur varfërinë, ejani të ngrihemi bashkë të gjithë në këmbë t i rezistojmë dhe ta mundim varfërinë në atdheun tonë”, - tha ai. Kryesocialisti u bëri thirrje shqiptarëve të vijnë në atdhe në 28 qershor e të japin kontributin e tyre për të ardhmen, duke u premtuar se kjo është hera e fundit që ata do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë, pasi qeverisja e PS-së e pas 28 qershorit do të miratojë në Kuvendin e ri një projektligj për votën e emigrantëve. “Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi që duke i dhënë fund ecejakeve tuaja dhe radhëve të pafundme në kufij për të marrë një copë letër këtu dhe një copë letër atje. Duke i dhënë më në fund mundësinë çdo kujt prej jush që të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë. Qysh në vjeshtën e këtij viti ne do të fillojmë që të bëjmë të mundur aplikimin për kartë identiteti apo për pasaportën biometrike në ambasadën tonë në Athinë dhe pa asnjë dyshim në konsullatën tonë në Selanik e në vende të tjera”, - tha ai. Kreu i selisë rozë shtoi se 4 vjet me parë Sali Berisha premtoi liberalizimin e vizave por në fund të mandatit të tij ky premtim ngelet i pambajtur duke shtuar se brenda vitit të ardhshëm qeveria e re do e realizojë këtë angazhim.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009