“4 vitet e ardhshme vitet e modernizimit të infrastrukturës rrugore në gjithë Shqipërinë”
Kryeministri Sali Berisha në Delvinë
Kryeministri Sali Berisha takimin me qytetarë të Delvinës, në kuadër të paraqitjes së alternativës për Qytetarin dhe mbështetjes së kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Kryeministri shprehu mbështetjen për kandidatin për kryetar bashkie Dhurim Alimani dhe garantoi qytetarët e Delvinës për mbështetjen e çdo projekti për zhvillimin e saj. “Delvina, tha Kryeministri, është rrethi i potencialeve të mëdha, i burimeve natyrore nëntokësore të mëdha, i potencialeve të mëdha turistike, i trashëgimisë kulturore, i potencialeve të jashtëzakonshme bujqësore”.
Kryeministri edhe nga Delvina u bëri thirrje fermerëve shqiptarë të shtojnë sipërfaqet e mbjella me ullinj, dru frutorë e vreshta, duke i garantuar se qeveria do t’i subvencionojë për çdo rrënjë të mbjellë.
Ndër projektet e rëndësishme në infrastrukturorë rrugore për këtë rreth, gjatë këtij mandati, Kryeministri veçoi ndërtimin e rrugës Delvinë-Muzinë dhe përfundimin e rrugës Delvinë-Kardhiq.