E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hipotekimi përfundon brenda 15 nëntorit të këtij viti”

01-05-2011 / Gazeta 55

Tronditet Edvini nga angazhimi për çlirimin e hipotekave – reagon zëdhënësja e Bashës

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, reagoi dje përmes zëdhënëses së tij, Anila Bisha, ndaj deklaratës së bashkisë së Tiranës për hipotekat. Bisha tha se Rama po tregon se është i vendosur për të ndjekur politikën e tij të vjetër, duke siguruar se Basha brenda 15 nëntorit do t`i pajisë të gjithë qytetarët me certifikatat e pronësisë. “Edi Rama dëshmoi edhe një herë sot se është i vendosur të ndjekë politikën e tij të vjetër, duke treguar me gisht fajtorët dhe duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi”, u shpreh zëdhënësja  e Bashës. Sipas saj, çështja e hipotekimit të pallateve është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve të Tiranës dhe ka mbetur një problem i pazgjidhur, pikërisht sepse bashkia e Tiranës nuk ka bërë punën e saj dhe nuk ka përmbushur detyrimet e saj. “Lulzim Basha është ndryshe. Ai është angazhuar që brenda 6 mujorit të parë të mandatit të tij do të pajisë me hipoteka qytetarët që jetojnë në apartamente, por që ligjërisht ende nuk janë pronarë. Lulzim Basha siguron edhe një herë se deri më 15 nëntor të këtij viti, do të pajisë me certifikatën e pronësisë të gjithë banorët e Tiranës që nuk kanë hipotekë”, tha zëdhënësja Bisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›