40% e nxënësve zgjedhin arsimin profesional
Rreth 40 për qind e nxënësve që përfundojnë arsimin bazë do të kualifikohen në arsimin e mesëm profesional. Përfshirja e një numri të gjerë në kualifikimin profesional ka qenë një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit. Këtij objektivi i shërben dhe një vendim i marrë së fundi nga ky dikaster për liberalizimin e pranimeve në shkollat e mesme tekniko-profesionale e social-kulturore. Nga vendimi për liberalizimin, arsimi ka përjashtuar shkollat e mesme artistike dhe sportive, për shkak të profilit të tyre të veçantë, ku talenti mbetet kriter kryesor, si dhe seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze.
Në vendin tonë funksionojnë rreth 70 shkolla të arsimit tekniko-profesional dhe social-kulturor, të ndara në këto fusha kryesore: elektromekanike, ekonomike, ndërtim mobilierie, bujqësi, pyje dhe veterinari, gjuhë të huaja, art, sport dhe pedagogji. Nxënësit e këtyre shkollave studiojnë në rreth 45 specialitete kryesore. Numri i nxënësve të regjistruar në këto shkolla përbën rreth 20 për qind të numrit të nxënësve që përfundojnë arsimin bazë.
Qëllimi i politikave liberalizuese për arsimin profesional mbështetet edhe nga strategjia ndërsektoriale e përfshirjes sociale (2007- 2013), e cila parashikon rritjen e numrit të nxënësve në arsimin profesional në vitet në vazhdim. Ky dokument përcakton hapjen e një sërë shkollave profesionale në zonat rurale, kryesisht për agrobiznes, me qëllim tërheqjen e më shumë se 40% të nxënësve që përfundojnë arsimin bazë. Ndjekja e kësaj politike do të ndikojë në zhvillimin e krahut të punës së kualifikuar, një faktor që do ta mbështesë më tej rritjen ekonomike në vend.