E rrahën policët, humbet ndjenjat në gjykatë i arrestuari
Policët e Sarandës i kanë rrahur aq shumë dy të arrestuar për trafik klandestinësh, saqë njëri prej tyre ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit.
Aristil Gllucaj dhe Oltion Varfi, të kapur në autobusin e linjës Sarandë-Qafëbotë duke shoqëruar pesë klandestinë, kanë dalë dje para togave të zeza. Seanca gjyqësore ndaj tyre ka pasur një normalitet të sforcuar, të cilit i ka mbaruar koha shpejt. Kishin kaluar vetëm 15 minuta nga nisja e gjyqit për marrjen e masës së sigurisë, kur pasojat e dhunimit fizik në mjediset e komisariatit janë dukur në sallën e gjyqit. 18-vjeçari Aristil Gllucaj ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit dhe koka i është përplasur në tryezë. Gjendja kritike shëndetësore është bërë shkak për t‘u ndërprerë seanca dhe i sëmuri është dërguar sërish në dhomën-burg të spitalit të Sarandës. Gjyqtarja Enkelejda Doda e kishte pyetur nëse ndihej mirë për të përballuar seancën gjyqësore dhe përgjigjja e tij ka qenë pozitive. Jashtë dëshirës së tij, nuk ka ndodhur kështu dhe ai është mbuluar nga shkumëzimi në gojë, deri sa humbi ndjenjat. Seanca ka vazhduar në prani të të pandehurit tjetër, Oltion Varfi, familjarët e të cilit prisnin me ankth, jashtë dyerve të gjykatës. Prokurori i çështjes, Platin Aliçka, ka kërkuar masën e sigurisë, "arrest në burg" pa afat, deri në përfundim të hetimeve, por gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg me afat 30 ditor" për të dy të pandehurit.
Ushtrimi i dhunës ndaj dy të rinjve vlonjatë ishte denoncuar dy ditë më parë. Avokati Tartar Bazaj ka shkuar në Prokurorinë e Sarandës dhe ka depozituar një kallëzim ndaj Policisë së Sarandës, për ushtrim dhune mbi të rinjtë vlonjatë Oltion Varfi dhe Aristir Gllucaj, të ndaluar për trafik klandestinësh. Menjëherë ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa në qytetin bregdetar kanë shkuar edhe familjarë të dy të dëmtuarve.
Ilirian Varfi, babai i Oltionit, thotë se është ndaluar të kontaktojë me djalin dhe të shohë se sa i dëmtuar ka qenë. "Unë jam prind dhe nuk di çfarë mund të bëj po të njoh ata që kanë qëlluar si kafshë djalin tim dhe shokun e tij", thotë Iliriani. Ndërkohë, Aristil Gllucaj tha se ai dhe Oltioni janë qëlluar nga policët, sikundër janë qëlluar edhe dy persona të tjerë të zbritur nga autobusi, pasi dyshoheshin se do të kalonin ilegalisht kufirin. "Policët më thoshin: ty do të lëshojmë, po nuk tregove që rrahëm atë tjetrin", ka treguar Gllucaj.
Në zyrën e avokatit Tartar Bazaj ka qenë pika e parë e kontaktit edhe për ekipin që ka mbërritur dje nga institucioni i Avokatit të Popullit. Komisioneri Skënder Haluçi, i cili është edhe zëvendës i Avokatit të Popullit, tha se ka takuar prindin e Oltion Varfit dhe dje ka nisur të hetojë rreth rastit të bërë prezent nga mediat dhe familjarët e të keqtrajtuarve. Haluçi u shpreh se institucioni i tij është shumë i ndjeshëm ndaj këtij rasti dhe se ata do t‘i shkojnë deri në fund për të vënë para ligjit policët që kanë ushtruar dhunë fizike mbi të ndaluarit.
Ndërkohë që avokati Tartar Bazaj, ai që u bë denoncues i parë i rastit më të fundit të ushtrimit të dhunës në mjediset e Komisariatit të Sarandës, tha se do të vijojnë të gjithë hapat ligjorë për hetimin dhe ekspertimin e çështjes, por ai nuk i bën të ditur emrat e policëve dhunues.