Mitrovicë, ikin 40 familje shqiptare

Nje lagje e Mitrovices / Foto Koha Ditore
Rreth 40 familje janë shpërngulur të paktën përkohësisht nga lagjja Tre Rrokaqiejt e veriut të Mitrovicës. Incidentet e fundit, situata e tensionuar e pasiguria kanë bërë që banorët ti lëshojnë pronat e tyre e të nisen drejt jugut të qytetit.
Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndihemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë ti mbrojmë pronat tona, ka thënë një nga banoret e kësaj lagjeje.
Ndërtesat kryesore të kësaj lagjeje që lidhin pjesën jugore me veriun e Mitrovicës gjenden në mes të ndërtesës të Komunës paralele të Mitrovicës që e bënë edhe më të vështirë qarkullimin e këtyre banorëve.
Tani në këtë lagje, përpos Policisë së Kosovës, patrullime kanë shtuar edhe forcat e KFOR-it.
Prania e KFOR-it në veri e ka lehtësuar shumë edhe Policinë e Kosovës. / Koha.net