40 mijë pensionistë nuk marrin 10 mijë lekëshin e kartës së identitetit

Afro 40 mijë pensionistët e Durrësit që kanë filluar marrjen e pensioneve për muajin qershor nuk kanë marrë nga zyrat postare kompensimin që u vendos me vendim qeverie në shumën 1000 lekë të reja për kartën e identitetit. Shpërndarja e pensioneve po kryhet në të gjitha zyrat postare të Durrësit, por pensionistët që aplikuan për të marrë kartën e identitetit kanë mbetur të zhgënjyer për shkak se nuk morën lekët që ishin premtuar. Pensionistët ishin njoftuar muajin e kaluar se kompensimin për kartën e identitetit do ta merrnin në fillim të këtij muaji.
Në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur, megjithëse ka disa dite që pensionistët kanë marrë pensionin e muajit qershor. Pensionet kanë filluar të shpërndahen në 21 zyrat postare të qytetit të Durrësit, ndërkohë që burime pranë degës së postës në Durrës janë shprehur se janë gjithsej rreth 40 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre kanë aplikuar për të marrë kartën e identitetit, ndërkohë që shumë pak nuk kanë aplikuar për shkak se kanë pasur pasaporta të vlefshme. Siç është bërë e ditur, qeveria ka deklaruar se e vendosur në zbatim vendimin e miratuar për të kompensuar të gjitha ato pensionistë që e kanë blerë kartën e identitetit me çmimin e fillimit prej 12 mijë lekësh. Kompensimi ishte parashikua deri në masën 80 %, pra 1 mijë lekë. Megjithatë, edhe ato pensionistë që i kanë tërhequr paratë përpara datës së zgjedhjeve, një pjesë e tyre kanë marrë vetëm nga 600 lekë nga 1000 lekë që ishte premtuar. Kjo pasi qeveria kishte vendosur së kompensimin prej 100o lekësh do ta përfitojnë vetëm ata pensionistë që kanë pension me vlerë nën pensioni minimal. Ndërkaq, në shpërndarjen e pensioneve të muajit të kaluar punonjëset e zyrave postare iu kërkuan pensionistëve që muajin e ardhshëm të dorëzonin një fotokopje të kartës së identitetit, ndërkohë që edhe pse ata janë treguar korrektë, kompensimi nuk iu është dhënë. Përfitimi i kompensimit në shumën 1000 lekë për pensionistët erdhi pas vendimit të qeverisë, me anë të cilit këtë shumë do ta përfitonin edhe ata shtetas që nuk dispononin pasaportë të vlefshme, studentët, invalidët etj. Pensionistët e Durrësit nuk kanë marrë asnjë shpjegim të qartë në lidhje me kompensimin që duhet të marrin pas VKM-së, ndërkohë që punonjësit e zyrave postare janë shprehur vetëm me fjalët se ne nuk dimë gjë. Pensionistëve i janë mbajtur në pensionin e muajit të kaluar shuma prej 1200 lekë, aq sa ishte vlera e kuponit për pajisjen me kartat e identitetit. Megjithëse ka kaluar një muaj dhe premtimit se kompensimi do të jepet në muajin qershor, shtresa e pensionistëve duket se do të presë të paktën edhe një muaj për të marrë 1000 lekëshin e premtuar.
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 19:20
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 19:20