PD-PS, përplasje në KQZ për Fierin
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste e kanë zhvendosur të gjithë vëmendjen e tyre në qarkun e Fierit, në një luftë të ashpër ku njëra synon të ruajë atë rezultat që ka, ndërsa PS këmbëngul për mandatin e 9 në këtë qark. Pak orë para shqyrtimit të kërkesës së Partisë Socialiste nga KQZ, demokratët kanë përdorua një strategjia për tu futur në lojë, duke depozituar në KQZ kërkesën ankimore numër 25 që kundërshton vendimin e KZAZ 19 dhe 20.
Por kjo KZAZ është objekti ankimor edhe i PS, gjë e cila ka sjellë përplasje midis dy partive të mëdha, përplasje të cilat janë reflektuar edhe gjatë shqyrtimit në KQZ. Kjo përplasje kërkesash me të njëjtën përmbajtje nga PD dhe PS ka bëre që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtyje edhe për 24 ore vendimin për fatin e kutive të pa numëruara te Fierit. Dy kampet me të mëdha kane interpretuar në mënyra të ndryshme nenin 132 të Kodit Zgjedhor, i cili kërkon bashkimin e dy kërkesave ankimore në rastin kur ato kanë të njëjtën përmbajtje. Ky bashkim kërkesash po e bën më të vështirë punën e KQZ për çështjen e Fierit, pasi çka propozon njëra parti e hedh poshtë tjetra.