E Diel, 1 Nëntor 2026

PS përgatit protesta në rrugë për mandatin e Fierit

Kryesocialisti Rama, zhargon rrugaçëror kundër fituesve të zgjedhjeve
Pas humbjes së zgjedhjeve të 28 Qershorit kryesocialisti Rama duket se ka humbur qetësinë për të menaxhuar me kujdes humbjen. Tashmë, fjalori i kryesocialistit është kthyer në një grupim fjalësh rrugaçërore të cilat nuk përfaqësojnë qëndrimin e tij të butë gjatë opozitës katër vjeçare. Pas deklaratave të përditshme për mosnjohjen e zgjedhjeve, Partia Socialiste paralajmëron se do të organizojë protesta popullore në rrugë nën pretekstin e mbrojtjes së çështjen të shumë debatueshme të mandatit të 9 në qarkun e Fieri. Pak orë para shqyrtimit të kërkesës ankimore të PS për Fierin, socialistët reagojnë duke bërë presion që nga mosnjohja e zgjedhjeve, protesta dhe braktisjen e Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve. Pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, socialistët kanë vendosur që ta zhbëjnë me çdo kusht procesin zgjedhor, duke akuzuar qeverinë për manipulime dhe duke vënë si kusht fitimin e disa mandateve nga ana e saj. Megjithatë seanca e shumë debatuar e qarkut të Fierit, është përballë një presioni të jashtëzakonshme politike, mediatike dhe publike. Edhe gjatë ditë së djeshme, Partia Socialistë ka bërë të ditur nëpërmjet një konference për shtyp, se vëmendja e saj është e përqendruar vetëm tek çështje e Fierit, dhe se krahas seancës së KQZ, PS po përgatitet për protesta në rrugë. Më tej, PS ripërsërit edhe një herë qëndrim e saj se nuk do ti njohë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjithashtu Partia Socialiste fton të gjithë qytetarët fton qytetarët që të ndjekin çfarë po ndodh në KQZ dhe të behën pjesë e protestës në mbrojtje të votës së lirë. Ndërkaq, zëdhënësja e PS, Armela Imeraj, në lidhje me situatën e procesin zgjedhor, u shpreh se Fieri nuk nëpërkëmbet, as me forcën e verbër të një pushteti të dënuar me votë, dhe as me truke gjoja ligjore, që çojnë drejt grabitjes së mandatit që populli socialist i Fierit i ka dhënë Partisë Socialiste. Duke u ndalur gjithnjë tek mosnjohja e zgjedhjeve, në emër të PS, Imeraj akuzoi edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se është bërë pjesë e Berishës në administrimin e zgjedhjeve. Imeraj gjithashtu akuzoi KQZ se në vendimmarrjen e tij po zbaton me rigorozitet urdhrat politik të Berishës për ti vjedhur PS mandatin e 9 në Fier, duke shtuar se KQZ ka planifikuar që ta zvarrisë me qëllim procesin e numërimit të votave. Socialistët, kanë lëshuar akuza të ashpra edhe në drejt figurës së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, duke e quajtur atë peng i problemeve të tij në të kaluarën për hir të të cilave ai tashmë është tërësisht i varur politikisht nga kryeministri Berisha, problem të cilat sipas PS ai i ka reflektuar negativisht ndaj përfaqësuesve të PS në KQZ. Sipas PS, KQZ është një komision ku ka diktuar haptazi shumica politike vendimmarrëse dhe arbitrariteti dhe paaftësia e administrimit të këtij procesi nga kjo shumicë dhe kryetari i saj Ristani. Ndërkaq, duke u ndalur gjithnjë tek çështja e Firit, Imeraj bëri të ditur se nëse seanca e KQZ për këtë çështje do të rezultojë negative, PS do të organizojë protesta. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit, dhe mbarë Shqipërisë, që votuan Partinë Socialiste në 28 qershor, që të ndjekin nga afër maskaradën e KQZ, dhe të përgatiten shpirtërisht për të ndalur dorën e grabitësve, në rast se KQZ nuk do të ndalet në realizimin e skenarit ogurzi të Sali Berishës. Asnjë makinacion e poshtërsi në kurriz të popullit të Fierit, dhe në dëm të Partisë Socialiste, nuk do ta tolerojmë, sepse në këtë proces vendoset, jo thjesht fati i një mandati, por çmimi i demokracisë në Shqipëri, u shpreh Imeraj. Më tej, ajo sulmoi Berishën për nëpërkëmbje të dinjitetit të PS dhe si deformues i votës së popullit. Sali Berisha nuk e ul dot çmimin e lirisë dhe të dinjitetit tonë, dhe demokracia shqiptare nuk mund të kthehet në një skemë, ku pushteti fiton pavarësisht si voton qytetari. Prandaj e përsërisim, ne nuk i njohim zgjedhjet në rast se mandati i 9 i Partisë Socialiste në Fier do të grabitet. Ne do ta marrim atë mandat me çdo mjet e me çdo çmim. Çdo burrë, grua, djalë e vajzë, që nuk pranon të grabitet në të drejtën e vet themelore, dhe që nuk do të sundohet përgjithmonë nga një regjim që vjedh, jo vetëm pasuritë e përbashkëta, por edhe votat, është i lutur ta ndjekë deri në fund atë që po ndodhë në KQZ dhe të bëhet pjesë e protestës që do të pasojë në rast se mandatin tonë në Fier, e rrëmben çifti i ri i politikës së vjetër, përfundoi Imeraj
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 19:23

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›