E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shtyn shqyrtimin e ankimimit të PR dhe G99 për Beratin

Ndryshe nga seç e kishte parashikuar, gjatë mbledhje së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i shqyrtoi kërkesat ankimore  të disa partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ishte parashikuar shqyrtimi i animimeve të partisë Republikane dhe Partisë G99 që kundërshtonin vendimet e ndërmjetëse të KZAZ për këtë qark si she vendimin e KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit. Kjo si rrjedhojë së e njohjes së ankesës së paraqitur nga përfaqësuesi i Partisë Konservatore, kandidati për deputet Sadik Berisha, i cili informoi Komisionin për shkeljet e konstatuara në disa KZAZ të Qarkut Durrës në procesin e numërimit të votave. Ai kërkoi nga KQZ rivlerësim të votave për qarkun e Durrësit për Partinë Konservatore, e cila në zgjedhjet e qershorit konkurroi në kuadër të Aleancës së djathtë Poli i Lirisë. Debatet e për ligjshmërinë e kërkesës së kësaj partie zgjatën disa orë, saqë konsuamuan edhe kohën e kërkesave të tjera. Ndërkohë, Partia Republikane dhe Partia G 99, kanë depozituar që para 2 ditësh pranë KQZ kërkesa ankimore për qarkun e Beratit dhe ato presin shqyrtimin nga ana e KQZ pa kaluar më shumë se 24 orë. Pas qarkut të Fierit, Qarku i Beratit është zona e ardhshme ku është fokusuar vëmendja e partive kolitke duke ankimor procesin zgjedhor dhe vendimmarrjen e KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse në këtë qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›