E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kërkon procedim penal për komisionerët e PS në Fier

Gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore të Partisë Socialiste dha Partisë Demokratike për ri numërimin e kutive të votimit të 4 KZAZ në qarkun e Fierit, dolën në pah edhe shkeljet që kanë bërë komisionerët gjatë administrimit të procesit zgjedhor. Kështu, demokratët denoncuan veprimet e nënkryetarit të një qendre votimi pjesë e  KZAZ nr. 19, respektivisht anëtar i Partisë Socialiste, i cili kishte marrë vulën dhe ishte larguar. Si rrjedhojë procesi zgjedhor në qendrën e votimit të kësaj KZAZ ka dështuar plotësisht, pasi fletët e votimit janë shpallur të pavlefshme, pasi mungonte vula e nënkryetarit. Ndaj, përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, kërkuan procedim penal për të gjithë ato komisioner që e kanë bllokuar qëllimisht procesin e votimit apo të numërimit të votave vetë e vetë që të zbatojnë urdhrat e eprorëve të tyre. Gjithashtu, demokratët e akuzuan komisionarin në fjalë që ka shkelur Kodin Zgjedhor, pasi pas largimit vulën duhet tia kishte lënë kryetarit. Më tej, ato pretenduan se si rezultat i këtyre shkeljeve tabelat e rezultateve nuk pasqyrojnë realitetin e procesit zgjedhor. Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit ligjor të PS në KQZ, akuzuan komisionerët e Partisë Demokratike që kanë bllokuar procesin e numërimin qëllimisht në ato kuti votimi që PS ka fituar thellë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›