40 policë mbeten në provim, shefat firmosin: Lini punën
Rreth 40 punonjës policie janë liruar nga detyra dhe kanë dalë në reformë për shkak se nuk kanë kaluar provimin e fundit të shkollës së policisë. Ata kanë mbetur të shtangur nga ky vendim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi më parë u ishte deklaruar që kishin të drejtë të përsëritnin provimin, deri në vitin 2011. Veç kësaj, ata kanë shprehur habi edhe për disa punonjës policie, të cilët, ashtu si ata, nuk e kishin kaluar provimin dhe megjithatë janë ende në marrëdhënie pune.
Testimi
Që pas ndryshimit të sistemit të shkollimit për t‘u pranuar në polici, të gjitha uniformat blu, që nuk kanë kryer studimet për Akademinë e Rendit, u detyruan ta ndjekin këtë kurs dhe në fund të japin një provim. Në fillim të këtyre kurseve, policia e shtetit deklaroi se të gjithë punonjësit e policisë, të cilët nuk kanë kryer studimet në akademinë e rendit, "Arben Zylyftari", qoftë ato 3-vjeçare, apo 1-vjeçare, duhet t‘i nënshtrohen një kursi me teza të përgatitura nga programi amerikan, ICITAP. Kështu, drejtuesit e programit trajnues morën listën e gjithë punonjësve të policisë, që nuk kishin kryer studimet përkatëse dhe u dhanë shansin të peshojnë njohuritë e tyre. Sipas një grafike të përcaktuar, ata do i nënshtroheshin një kursi trajnues të ndarë në katër faza dhe në fund të çdo faze do të realizonin një test në lidhje me njohuritë që kishin nxënë. Nëse ata mblidhnin 70 pikë nga 100 të mundshme, mund të kalonin në fazën tjetër, e kështu me radhë, derisa të përmbyllnin gjithë ciklin e programuar në bashkëpunim edhe me programin amerikan.
Por, kjo nuk do ishte mundësia e vetme e punonjësve të policisë që nuk kishin kryer studimet përkatëse dhe që duhet të kishin këtë trajnim sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave nga specialistët përkatës, ky sistem do të vazhdonte deri në vitin 2011, koha kur është përllogaritur edhe mbyllja e këtij sistemi trajnues. Ky sistem është bërë në bazë të kohës dhe numrit të personave për trajnim. Duke u bazuar mbi këtë sistem, rreth një muaj më parë, një grup i madh punonjësish policie iu nënshtrua testimit të katërt për të fituar të drejtën e njohjes së diplomimit në shkollën e policisë. Sipas të dhënave nga vetë punonjësit që iu nënshtruan këtij testimi, të gjithë kishin kaluar tri fazat e tjera dhe prisnin përgjigjen e testimit të fundit. Megjithatë, 40 prej tyre nuk mundën ta kalojnë këtë testim. Pavarësisht se ata kishin arritur të afroheshin në kufirin e vendosur për të kaluar këtë testim, pra në nivelin prej 70 pikësh, nuk kishin mundur të kualifikoheshin.
Përjashtimi
Në këto kushte, Policia e Shtetit vendosi që t‘i nxjerrë në reformë këta persona. Sipas të dhënave nga policia, reforma ka të njëjtat kushte, siç dolën më shumë se 1800 punonjës policie në vitin 2006. Kështu, ata do të paguhen për tri vite me një pagë të bazuar në përqindjen e vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave. Por kjo nuk është pritur mirë prej tyre. Ata shprehen se u ishte komunikuar që, pavarësisht humbjes së provimit, ata do të kishin mundësi ta ribënin këtë provim edhe herë të tjera, që t‘ia arrinin qëllimit, meqë ky program do të zgjaste deri në vitin 2011, ndërkohë që nuk është vepruar kështu. Në këto kushte, ata kanë kërkuar shpjegime nga departamenti i trajnimeve, ndërsa pritet vetëm vendimi i kreut të policisë, nëse ata mund ta ribëjnë provimin.
Gjithashtu, ata janë shprehur të pakënaqur, pasi nga informacionet që kanë- duke qenë edhe brenda radhëve të uniformave blu -jo për të gjithë është përdorur i njëjti standard. Ata shpjegojnë se personat e dalë në reformë i përkasin të gjithë Patrullës së Përgjithshme, që nga dita në ditë po pasurohet me forca të reja, rekrutë të cilët mbarojnë shkollën e re të policisë. Ata shpjegojnë se të liruarit kanë qenë nëninspektorë me role të ndryshme në Patrullën e Përgjithshme të policisë, duke mos lënë mënjanë edhe rolin e shoferit. Disa prej tyre, pasi asnjë nuk mund të thotë numrin e saktë, pavarësisht se nuk e kanë kaluar këtë fazë testimi, ende vazhdojnë të mbeten në radhët e policisë. Nga shpresa se drejtori i përgjithshëm do u japë një dritë jeshile për ta ribërë këtë testim, këta punonjës policie nuk kanë dashur të identifikohen për shqetësimin e tyre, ndërsa shprehin gatishmërinë e tyre për të shërbyer në këtë organ për mbrojtjen e sigurisë publike.
Shqetësimi
Policia: Veç pagës kalimtare, do kalojnë edhe ato të prapambeturat
Të liruarit në reformë:
Nuk na kanë kaluar pagën
Sikur të mos kishte mjaftuar lirimi nga detyra, këtyre punonjësve të policisë, që tashmë cilësohen në reformë, nuk u janë dhënë as pagesat kalimtare. Ata shprehen për "Shqip" se pavarësisht se ka kaluar rreth një muaj që kur janë liruar nga detyra dhe kanë marrë vendimin si të dalë në reformë, me premtimin se do paguhen me një shumë të caktuar, kur kanë shkuar në bankomatet e bankës përkatëse, kanë vënë re se paratë nuk janë derdhur në llogaritë e tyre. Uniformat blu të dala në reformë, bëjnë të ditur se ditën që kanë marrë vendimin për lirim u është deklaruar se që nga ajo ditë do të marrin paratë në masën e përcaktuar me vendim të këshillit të ministrave. "Mirë që na nxorën në reformë, por nuk po na japin as ato që na takojnë", janë shprehur të liruarit nga detyra. Kështu, ata kanë shkuar dhe janë interesuar në lidhje me kalimin e pagës në llogarinë bankare të tyre, por kanë vënë re se paratë nuk ishin transferuar. Kështu, kanë kërkuar shpjegime pranë organeve përkatëse dhe kanë marrë një përgjigje të thatë se asnjë kacidhe nuk do u mbahet, por ende nuk janë plotësuar dokumentet. Kjo përgjigje nuk i ka ngrohur punonjësit e policisë, të cilët shprehen se te kjo pagë mbahen dhe me këto para ushqejnë familjet e tyre, pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Megjithatë, nga të dhënat e policisë mësohet se që në fillim të këtij muaji, atyre do u kalohen dy pagat, bashkë me ato të prapambeturat.