E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shoferit për "bashkim familjar" ilegal

Tentativa e një shoferi kamioni për të realizuar një bashkim familjar të një çifti që jetonin të ndarë nga kufiri në Greqi dhe Shqipëri kundrejt shumës 2000 euro, duke fshehur gruan në kabinën e kamionit e ka dërguar atë në pranga. Kontrollorët e pikës së kalimit kufitar të Kakavijës kanë zbuluar gruan e fshehur në kabinë dhe kanë arrestuar shoferin. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur agjentët e policisë kufitare bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Brahim Trakalaci, 49 vjeç nga Fieri. Ai kishte fshehur në makinë një 21-vjeçare nga Rrethi i Fierit, të cilën do ta kalonte në Greqi, ku e priste bashkëshorti, kundrejt shumës 2000 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›