40 projekte për sistemim dhe asfaltim
Autori i Lajmit: red.
Me fondin rreth 744, 5 milionë lekë nga grantet konkuruese të dhëna nga qeveria për këtë vit për infrastrukturën rrugore në Qarkun e Korçës, do të zbatohen 40 projekte për sistemim dhe asfaltim, me përparësi, rrugët lidhëse midis fshatrave dhe me qëndrat e komunave. Lajmin e bëri të ditur të martën për mediat në një konferencë për shtyp, kryetari i këshillit të Qarkut të Korçës, Ilia Milo, i cili tha se nga viti i kaluar, janë në zbatim edhe këtë vit 18 projekte për investime në infrastrukturën rrugore, me fondin e dhënë nga qeveria prej 342 milion e 190 mijë lekë. Sipas Milos, në sajë të fondeve të siguruara nga grantet konkuruese, do të përfundojnë projektet e investimeve në infrastrukturën rrugore në katër rrethet e Qarkut të Korçës, pjesa më e madhe e të cilave, për rrugët rurale. Këtë vit, janë edhe 22 projekte të reja, të cilat do të financohen nga grantet konkuruese me vlerë rreth 402 milionë e 387 mijë lekë. Nga grantet konkuruese përfitojnë thuajse të gjitha komunat e rajonit të Korcës, dhe për herë të parë këtë vit, edhe rrethi i Kolonjës, ku do të financohen 4 projekte për infrastrukturën rrugore, me vlerë rreth 59.5 milion lekë. Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçës, Ilia Milo, theksoi në konferencën për shtyp se, "investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë të jenë dhe këtë vit, prioritet i qeverisë shqiptare". Sipas tij, në 2008-tën, në shkallë Qarku u sistemuan dhe asfaltuan 95 kilometra rrugë, u shtruan me çakull 66 kilometra të tjera, me vlerë rreth 3 miliard lekë. Ndërsa gjatë këtij viti, parashikohet të investohen edhe 744. 5 milion lekë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Në rajonin Juglindor të Korçës ka një rrjet rrugor me gjatësi 355 kilometra, nga të cilat janë të asfaltuara 293 kilometra, të paasfaltuara ende 62 kilometra, me shtrirje në rrethet Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009