Ish-ushtarakët, drafti i ri përgjysmon pensionet
Autori i Lajmit: Migena Topçiu
Pesë ndryshimet e propozuara nga specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes në draftin e ri për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë buxhetin e këtyre të fundit, por do të përgjysmojnë shumën që ata marrin çdo muaj. Kështu shprehet për gazetën “Ballkan”, sekretari i Përgjithshëm i anëtarëve të asociuar të CIOR-it (Konfederatës së Oficerëve Ndërkombëtarë në Rezervë të NATO-s), Zoi Kote. Në një përfundim të tillë Kote sqaron se ish-ushtarakët kanë dalë pas përllogaritjeve të bëra nga vetë ata, pasi drafti edhe këtë herë nuk ka mbë rritur në rrugë zyrtare. Kote saktëson se informacioni nëpërmjet shtypit, në vend që duhet të vinte zyrtarisht nga grupi i punës së qeverisë. “Ne kemi një aktmarrëveshje për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes,- tha ai. - Ky institucion duhej të konsultohej detyrimisht me ne, sepse dhe ne duhej të ishim pjesë e punës, për hartimin e këtij drafti. Ky draft do të hedhë poshtë të gjitha ligjet dhe vendimet që kanë dalë deri tani, pavarësisht në janë zbatuar apo jo. Por, ai shkel Kushtetutën, hedh poshtë Statusin e Ushtarakut, i cili është ligj organik, për të gjitha forcat e armatosura.
Shkeljet
Seekretari Kote, ligjëron të gjitha shkeljet që qeveria dhe sigurimet shoqërore kanë bërë në ligjet e miratuara nga viti 1996 e këtej. Duke i trajtuar sipas kategorive, ushtarakët që kanë dalë në pension ose lirim para vitit 1991, trajtohen me pension maksimal në shkallë vendi dhe kanë dalë në pension me ligjin e sigurimeve shoqërore të vitit 1966. Këtyre u ka lindur e drejta për pension suplementar në ligjin 9210 dt. 23.03.2004. Ligji 9214, i ndryshuar, u jepte pension suplementar deri në 50% të pensionit të tyre. Me këtë draft kjo shumë u përgjysmohet, dhe pse nuk e kanë marrë që më 2004, 50- përqindëshin. Ushtarakët e liruar për shkak të reformës nga viti 1992 deri në 2004 trajtohen me pension të parakohshëm sipas ligjit 8087, dt 13.03.1996, të ndryshuar, ligj i cili nuk është zbatuar.
Drafti
Ky draft i ri zbret në 2 pensione bazë dhe për të gjithë njësoj. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga viti 2004 dhe në vazhdim, pensioni i parakohshëm jepet sipas gradave. Duke filluar nga 3 deri në 6 pensione bazë, sipas ligjit 9418 dt 20.05.2005, i ndryshuar. Drafti i ri edhe këtë kategori e zbret në 2 pensione bazë, vetëm për ata që dalin nga 2006-ta e në vazhdim, u jep 25% të pagës referuese, më shumë për kontributetet e derdhura plus. Kuptohet që edhe këta i çon, e shumta, deri në 3 pensione bazë. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga 1992 e në vazhdim, dhe gjatë kësaj kohe kanë dalë në pension të plotë qeverie, masa e pensionit ka qenë 1 pagë bazë, sikur nuk kanë punuar fare. Sipas ligjit 9418 të ndryshuar, duke u derdhur kontributet në bazë të pagës referuese, pensioni i plotë i pleqërisë do të shkonte deri në 2 pensione bazë. Ky ligj nuk u zbatua. Me draftin e ri ky pension i plotë i pleqërisë shkon një pension e gjysmë të pensionit bazë. Pensioni suplementar i pleqërisë me këtë draft përgjysmohet.
Reagimi
Dhimitër Ndrenika: “Jemi të zhgënjyer”
Kryetari i OUPLSH-së, Dhimitër Ndrenika, ka theksuar për “Ballkan”, se jemi të zhgënjyer nga mospërfitimi prej pasurisë ushtarake. Ushtarakët e prekur nga reformat duhet të ishin të parët që t u jepeshin me qira objekte ushtarake, apo t i privatizonin ato. Ka munguar dëshira nga organet kompetente për t ua lehtësuar barrën ish-ushtarakëve, sepse mundësitë për një gjë të tillë kanë qenë e janë të shumta. Mjafton të shfrytëzohej përvoja e Bullgarisë, Çekisë e ndonjë vendi tjetër të Evropës Lindore, që një pjesë të pasurisë ushtarake e përdorën për të përmirësuar jetesën e ushtarakëve që dolën në lirim për shkak të reformave.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009