E Diel, 1 Nëntor 2026

40-vjeçari i dehur në një makinë Barbi



Një britanik 40-vjeçar, Paul Hutton, është ndaluar i dehur nga policia rrugore, ndrysa i jepte një mini-makine Barbi. Automobilisti nuk kishte asnjë shans t’i shpëtonte policisë, pasi po udhëtonte me maksimumin e shpejtësisë së makinës, 6 km/h. Hutton, ish-inxhinier i “Royal Air Force” tashmë ka mbetur pa patentë për tre vjet. I gjatë më shumë se 1.80 ai ka pranuar kur është ndaluar nga policia rrugore se ka qenë shumë e vështirë të hyjë në mini-Xhipin me ngjyrë rozë. Hutton e kishte gjetur para 8 muajsh në garazhin e shtëpisë makinën e Barbit, të braktisur rreth 10 vite më parë dhe kishte vendosur ta riparonte, zmadhonte dhe ndërronte ngjyrë. Por mosha e rekomanduar për këtë makinë ishte nga tre në pesë vjeç. Paul, baba i katër fëmijëve, po shkonte me makinë te fqinji i tij për t’i treguar se si e kishte modifikuar makinën, kur policia e kishte ndalur për ta pyetur nëse ishte çdo gjë në rregull. Kur kishte nisur të fliste, ai ishte kuptuar sa i pirë kish qenë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›