Grabitje me armë për figurat e Botërorit
Pesë burra të armatosur kanë hyrë në një kompani në San Paolo, Brazil, për të vjedhur figurat (minifotot) e albumeve të Botërorit të futbollit, që do të nisin në qershor në Afrikën e Jugut. Vjedhja e pazakontë kishte vlerën e rreth 43 mijë eurove. Figurat e vjedhura janë mbi 675 mijë. Policia beson se materiali mund të vihet në shitje në internet në mënyrë të paligjshme. Grabitësit nuk do ta kenë të vështirë të plotësojnë albumet e futbollistëve, sepse nuk duhet të lodhen për të mbledhur figurat. Grabitja ka ndodhur në një kompani të ngarkuar me shpërndarjen e albumeve dhe figurave në Brazil. Shqyrtimin e kësaj çështjeje e ka marrë përsipër Departamenti për Sigurinë Publike në San Paolo, i cili duhet të gjejë edhe fajtorët, edhe mallin e vjedhur. Aksioni i grabitjes ka zgjatur rreth gjysmë ore, gjatë të cilit të pesë burrat kanë mbledhur qindra mijëra figura.