E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 vjet Mjekë pa Kufi

Organizata humanitare ndërkombëtare "Mjekë pa kufi" feston 40 vjetorin e krijimit. U krijua me 20.12. 1971. Punonjësit e spitalit Murambinda Mission Hospital në Zimbabve nuk kanë kohë për të festuar.

Rradhë të gjata formohen para spitalit Murambinda Mission, që ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Zimbabves Harare. Çdo ditë qindra pacientë vijnë tek ndërtesa e bardhë njëkatëshe. Kjo është mundësia e vetme të marrin trajtim mjekësor.

„Mjekë pa kufi" ka këtu një program special për pacientët me HIV- dhe AIDS. Fillimisht organizata kishte ardhur për arsye të tjera. „Në fakt organizata franceze ombrellë 'Medecins sans frontières' (MSF) donte të zbatonte në vitin 2004 një projekt kundër urisë në distriktin Buhera. Ato konstatuan shpejt se pas mungesës së ushqimit nuk qëndronte aspak mungesa e ushqimit, por sëmundje të thella“, shpjegon mjeku belg Steven van den Broucke, i cili punon për MSF. Ekipi i MSF konstatoi shpejt, se gati 95 përqind e pacientëve të tij ishin HIV-pozitiv. "shumë kanë nevojë urgjente për ilaçe anti-retrovirale, por në vend nuk kishte asnjë sistem shëndetësor, që të furnizojë si duhet këto pacientë“, thotë van den Broucke.

Që prej vitit 2000 MSF siguron kujdesin mjekësor në Zimbabve. Në atë kohë vendi kishte vështirësi të mëdha ekonomike. Në vitet e fundit inflacioni kishte arritur një rekord të ri prej 500 miliardë përqind. Jetëgjatësia për gratë ra nga 61 në 53 vjeç. Presioni i madh ekonomik pati ndikim edhe në sistemin shëndetësor, që nuk mund ta siguronin të gjithë ata, që kishin nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Ndërkohë MSF merr përsipër kujdesin për më shumë se 40.000 të infektuar me HIV dhe AIDS. Në vitin 2008 organizata ndodhej para një sfide të re: Si një nga organizatat e shumta joqeveritare ajo nisi luftën kundër epidemisë së rëndë të kolerës. Më shumë se 5000 vetë gjetën vdekjen, kryesisht për shkak se qeveria të siguronte furnizimin me ujë të pijshëm.

Infrastrukturë e keqe dhe vështirësi politike

Tragjedi të tilla Fasil Tezera, drejtues i MSF në Zimbabve i takon thuajse çdo ditto. Prej gati 20 vjetësh ai punon për organizatën, gati sa gjysmën e kohës që ekziston organizata. Në këtë kohë ai ka përjetuar disa fare pranë disa katastrofa humanitare, në Sudan dhe Angola, në Liberi dhe Pakistan. Ne i marrim masat tona gjithnjë sipas vendit, ku ndodhemi. Në vatrat e krizave ne duhet të provojmë një hero se ne jemi këtu vetëm për t'i ndihmuar popullsisë në nevojë. “Për këtë na duhen shpesh përpjekje të mëdha, thotë Tezera. “Nganjëherë edhe rrugët janë në gjendje të keqe, apo vendndodhja gjeografike e bën të vështirë hyrjen.”

Në spitalin Murambinda Mission Hospital njerëzit janë mirënjohës për mbështetjen e mjekëve. "Ata bëjnë këtu një punë të mrekullueshme. Po të më kishit parë se si jam dukur, kur kam ardhur… Në krahasim me këtë ky ishte një përmirësim i madh. Unë kam qenë shumë i sëmurë, më kanë sjellë me një karrocë dore. Këtu unë kam marrë ilaçe. Tani mund të vi vetë në këmbë, dhe ndjehem shumë i fortë, thotë një burrë i vjetër, që pret në rradhë. "Një vit ka kaluar dhe gjendja ime është përmirësuar shumë. Mjekët më shpjegojnë, se si mund të çoj një jetë më të mirë me HIV dhe se si mund të jetoj me të tjerët në fshatin tim“, plotëson një grua pranë tij. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›