Bombe ish-kapitenit te Jugosllavise Dragan Stojkovic
Persona të paidentifikuar kanë hedhur një granadë dore në kopshtin përpara shtëpisë ku banon ish-kapiteni i Kombëtares jugosllave të futbollit, Dragan Stojkoviç, në qytetin jugor të Serbisë, Nish.
Shpërthimi shkaktoi një krater në kopësht. Në momentin e ngjarjes, mamaja e Stojkoviç, Sesanka ndodhej në shtëpi, megjithatë fatmirësisht ajo nuk pësoi lëndime.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se për këtë ngjarje nuk ka asnjë dëshmimtar. Madje gruaja që ndodhi në shtëpi mendoi fillimisht se kishte shpërthyer bolieri në katin e sipërm ku nuk banon njeri, ndërsa asnjë nga fqinjët nuk e kishte dëgjuar shpërthimin.
Në një deklaratë për mediat e Beogradit, Stojkoviç, që punon si trajner i japonezëve të Nagoja Grampus Eit, tha se nuk ishte ai shënjestra. 46-vjeçari ishte kapiten I ish-përfaqësueses së Jugosllavisë, që arriti çerekfinalet e Kupës së Botës 1990, ndërsa ka fituar dy tituj kampionë me Cervena Zvezdën.
Ai pati probleme me tifozët “ultras”, kur ishte presiden i klubit, pasi në vitin 2007 shiti disa lojtarë të talentuar, për të mbuluar borxhet e klubit dhe u largua nga detyra pasi e drejtoi Cervena Zvezdën drejt dy titujve kampionë dhe dy Kupave radhazi.
Në një incident të ndodhur së fundmi, tifozët e Yllit të Kuq e detyruan Stojkoviçin të largohet nga një prej kafaneve të stadiumit dhe e paralajmëruan që të mos shfaqej më në stadiumin kur dikur të gjithë e duartrokisnin.