E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 vjet të Greenpeace

Organizata globale për ruajtjen e mjedisit, Greenpeace International, ka mbushur të enjten plot 40 vjet të ekzistencës. Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:06

Për të kremtuar kontributin e organizatës dhënë mjedisit, kryebashkiaku i qytetit kanadez Vancouver ka shpallur 15 shtatorin si “Ditë të Greenpeace”.

Sara Holden, menaxhere e lartë për komunikim, deklaroi se Greenpeace ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në ballë të kundërshtimit të ndryshimeve të rëndësishme mjedisore në botë.

“Ne jemi 40-vjeçarë dhe, sinqerisht, nuk do të donim asgjë më shumë se të pensionoheshim. Por, fatkeqësisht, puna jonë është ende e nevojshme”, i tha ajo radios Evropa e Lirë.

Më 15 shtator të vitit 1971, nga Vancouver, një grup i vogël aktivistësh filloi lundrimin me një anije peshkimi, të quajtur Greenpeace, në shenjë proteste ndaj testimit bërthamor të SHBA’ve në perëndim të Alaskës.

Ndonëse anija ishte ndalur para arritjes në Amchitka, ai aksion ndihmoi për ngritjen e vetëdijes globale lidhur me shpërthimet dhe SHBA anuluan testimin bërthamor në ishull në vitin që pasoi.

Me kalimin e kohës organizata zgjeroi veprimtarinë, duke luftuar në shumë fronte mjedisore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›