Assad nuk ndalet
Agjencitë ndërkombëtare kanë njoftuar se të enjten forcat siriane sërish ia kanë mësyrë fshatrave afër kufirit turk.
Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:08
Forcat ushtarake siriane, të mbështetura me tanke, kanë sulmuar të enjten disa qytete dhe fshatra që ndodhen afër kufirit të saj me Turqinë.
Aktivistët sirianë deklaruan se janë vrarë të paktën dhjetë fshatarë, ndërkohë që janë arrestuar mbi 100 banorë të tjerë lokalë.
OKB ndërkaq ka publikuar se, që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Assad, në muajin mars, e deri më tani në Siri janë vrarë mbi 2,600 njerëz.
Presidenti Assad ka kohë që po përballet me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, megjithëse vetë Kombet e Bashkuara kanë dështuar që të ndërmarrin ndonjë aksion konkret në parandalimin e rritjes së numrit të viktimave, si pasojë e kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës.