Kritika censusit Xhufi Regjistruesit jane greke. Spahiu Harruan emigrantet e pronat

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave vihet përsëri nën akuzë, vetëm pak ditë pas nisjes së punës në terren. Historiani Pëllumb Xhufi denocon rritjen fiktive në jug të numrit të minoritarëve, të cilët sipas tij, po regjistrojnë edhe të afërmit e tyre që prej vitesh janë emigrantë në Greqi. Shkelje tjetër e rëndë, sipas Xhufit, është dhe fakti që asnjë nga regjistruesit nuk është shqiptar, por grek.
“Kjo po bëhet në mënyrë masive në zonat minoritare, si dhe në zonat e jugut në përgjithësi, ku dihet që një pjesë e popullsisë është në emigracion, jeton në emigracion, ndërkohë që numëruesit të cilët qëllimisht janë zgjedhur të gjithë me kombësi greke dhe kjo është absurde sepse grupet e regjistrimit duhet të kenë padyshim përfaqësues të shumicës, po regjistrojnë të themi të gjithë familjarët që kanë vite që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pra, do të jetë një regjistrim që do të dalë me shifra të trukuara, me shifra jo reale. Bëj thirrje që me neveri të refuzohet plotësimi i dy zërave të fundit”, tha Xhufi.
Ndërsa sipas nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, censusi po regjistron edhe detaje krejt të panevojshme, ndërkohë që nuk përfshin pronat.
“Regjistrohen tualetet me vaska me vc alla franga, u mohohet shqiptarëve që kanë prona jashtë Shqipërisë dhe në Greqi, dhe veçanërisht çamëve të regjistrojnë në censusin dhe formularin e tyre pronat”, theksoi Spahiu.
Në adresë të censusit vijnë akuza dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Përfaqësues të kësaj force politike thonë se INSTAT duhet te penalizojë menjëherë regjistruesit abuzivë.
“Plotësimi i formualit të censusit me laps, mosparaqitja e regjistruesve në zonat e tyre dhe probleme të tjera teknike rrezikojnë zhvillimin e këtij procesi. PDIU i bën thirrje INSTAT-it që të marrë masa për të gjithë regjistruesit të cilët nuk e kanë kuptuar frymën e ligjit”, u shpreh Florian Tahiri nga PDIU.
Censusi i popullsisë nisi në 1 tetor, pas një fushate të gjatë kontestimesh. Si nga komunitei çam por dhe minoriteti grek pati thirrje për bojkotimin e 2 pyetjeve të fundit që lidhen me deklarimin e etnisë dhe fesë.
Elona Gjylmi