Investime ne rrethe Vasili Shendet me kosto te ulet
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ka kërkuar drejtuesve të spitaleve dhe qëndrave shëndetësore të menaxhojnë më mirë buxhetet e tyre. Këtë kërkesaë e parashtroi gjatë një konference mbi radiologjinë në shërbimin e urgjencave, duke siguruar se investimet në fushën e teknologjisë, të cilat priten të rriten edhe në rrethet e vendit, do të ndikojnë dhe cilësinë e diagnozave në spitalet rajonale.
“Racionalizimi i çdo leku të hedhur në sistem është nga detyrat tona themelore. Ajo që sot është moto e gjithë spitaleve europiane, është që të prodhojmë shumë shëndet me koston më të ulët të mundshme. Këto mundësohen sigurisht me aparatura të cilat diagnostikojnë shpejt dhe niveli i saktësisë së diagnozës është i lartë. Në të gjithë territorin të kemi ekzaminime të një besueshmërie të lartë dhe sigurisht që pa aparatura të tilla, s’mund të themi që ky nivel diagnoze është i lartë”, tha Vasili.
Rritja e numrit të madh të të sëmurëve ka bërë, që te përdoren mjaft dhe shërbimi i imazherisë. Vetëm në një vit në vendin tonë janë kryer rreth 420 mijë ekzaminime radiologjike dhe mbi 240 mijë eko. Këto aparatura ndihmojnë pacientët dhe bluzat e bardha për një diagnoztikim në kohë reale dhe me një siguri të plotë.
Julia Bardhushi