"Ende nga serbët nuk është kërkuar falje për ato që kanë ndodhur në Kosovë"

19/02/2005 Moisiu-Tadiçit: Jugosllavia nuk ekziston më, ndaj duhet të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e Kosovës
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka zhvilluar dje një takim të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Tadiç dhe maqedonasin, Cërvenkovski. Presidenti Moisiu në takimin me Tadiç tha se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është i rëndësishëm për vetë këta popuj, por dhe për rajonin. Duke trajtuar çështjen e Kosovës, Presidenti Moisiu theksoi në bisedë se ka ardhur koha për përcaktimin e statusit të saj, për të cilin duhet të vendosin vetë qytetarët e Kosovës (shqiptarë, serbë, romë, ashkali etj.) në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. "Jugosllavia nuk ekziston më, ndaj duhet që çështja e Kosovës të marrë zgjidhje përfundimtare", tha Moisiu. Kreu i shtetit nënvizoi gjatë trajtimit të kësaj çështje se, "ende nga serbët nuk është kërkuar falje për ato që kanë ndodhur në Kosovë". Njëkohësisht u theksua nga ana e kreut të shtetit shqiptar se, Kosova ka institucionet e saj legjitime, që duhen respektuar dhe serbët që jetojnë në Kosovë duhet të marrin pjesë në jetën politike të saj, të integrohen si në pushtetin vendor dhe atë qendror. Duke iu referuar vizitës së tij zyrtare vitin e kaluar në Kosovë, me ftesë të ish-kryeadministratorit të Kombeve të Bashkuara, Holker, Presidenti Moisiu vuri në dukje se takoi drejtuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë dhe se kish ftuar në takim dhe përfaqësuesit e serbëve, por ata refuzuan. "Ju, a e bëtë një gjë të tillë me shqiptarët në vizitën tuaj në Kosovë", e pyeti Presidenti Moisiu, Presidentin e Serbisë, Tadiç.
Nga ana e tij, Presidenti serb, Tadiç, tha se për shqiptarët pavarësia është zgjidhje e natyrshme, por për serbët, kjo nuk është e pranueshme dhe në këto kushte të punojmë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme. Një takim i rëndësishëm është cilësuar dhe ai me Presidentin e Republikës së Ukrainës, Viktor Jushenko. Të dy krerët e shteteve morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Stipe Mesiç, President të Kroacisë. Moisiu e uroi Jushenkon për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit dhe vlerësoi fitoren e forcave demokratike në Ukrainë. Gjithashtu, Moisiu ftoi homologun e tij ukrainas për një vizitë zyrtare në Tiranë. Nga ana e tij, Presidenti Jushenko iu përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar Shqipërinë drejtuar pak kohë më parë dhe nënvizoi rëndësinë që ka nënshkrimi i marrëveshjes së miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, si bazë për zhvillimin e marrëdhënieve më tej në të ardhmen. Bashkëbiseduesit theksuan se e ardhmja e vendeve respektive është ajo në familjen evropiane.