Policia gjueti ndaj drejtuesve të automjeteve

19/02/2005 Arrestohen 28 perosna të shpallur në kërkim
DURRËS - Policia e rendit si dhe policia e qarkullimit rrugor në Durrës që prej fillimit të këtij vitit kanë realizuar dhjetëra aksione për kapjen e personave në kërkim, trafikun e paligjshëm, armëmbajtje pa leje dhe mbrojtjen e aktivitetit privat të licensuar të transportit rrugor. Operacionet, të cilat janë shtrirë edhe në ditët e pushimeve javore si dhe ato të festave zyrtare, janë realizuar me postblloqe të lëvizshme brenda në qytet si dhe në disa nga kryqëzimet kryesore.
Vetëm për periudhën janar-15 shkurt janë vënë në pranga 28 shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa shumë subjekte krysisht biladro janë bërë objekt i kontrolleve të befasishme në kërkim të personave që mbajnë armë pa leje. Operacionet e policisë në qytet kanë dhënë efekte pozitive, pasi ndryshe nga viti i kaluar është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve si dhe lëvizja e automjeteve jashtë limiteve të shpejtësisë. Në këtë kuadër, numri i madh i aksidenteve rrugore, si pasojë e tejkalimit të limiteve të shpejtësisë, drejtimit të automjetit në gjendje të alkoolizuar, apo edhe mangësitë në pajisjen e mjeteve me sistem të rregullt sinjalizimi pamor e zanorë, ka shtyrë policinë të rrisë masat ndëshkimore ndaj kundërvajtësve. Vitin e kaluar në Qarkun e Durrësit janë regjistruar 57 aksidente të rënda, duke shkaktuar 35 të vdekur dhe 36 të plagosur, shifra këto të deklaruara si alarmante dhe që kanë vënë para përgjegjësisë një pjesë të sektorëve të policisë në Durrës, kryesisht atë të sektorit të qarkullimit rrugor. Pas analizave të shkaqeve të aksidenteve ka rezultuar se numri më imadh i tyre është shkaktuar nga drejtues, të cilët nuk kanë pasur leje drejtimi si dhe në mjaft raste të tjera si pasojë e mangësive në sistemin e sinjalistikës në automjete.
Pikërisht për të vënë nën kontroll situatën e vlerësuar shumë problematike në qytetin bregdetar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në saj të udhëzimit të ministrit të Rendit Publik, të 14 janarit, “Për mbrojtjen e aktivitetit privat të licensuar të transportit rrugor” si dhe të urdhrit të datës 3 shkurt 2005 “Për kontrollin e pajisjes me sinjalizimin pamor e atë zanore”, ka ushtruar kontrolle të pandërprera. Vetëm gjatë 15 ditëve të parë të muajit shkurt janë marrë 2214 masa administrative për aktivitetin e palicensuar, duke dhënë gjobë në shumën 2.25 milionë lekë. Nga ana tjetër në periudhën në fjalë janë bllokuar 37 automjete, ndërsa janë pezulluar leje drejtimi në 48 raste. Të tjera ndëshkime kanë pasuar drejtuesit e mjeteve për shkak të mangësive në sinjalizimin pamor e atë zanorë dhe policia ka marrë 478 masa administrative në një vlerë të përgjithshme 273 mijë lekë.
28 persona
të shpallur në kërkim arrestohen
2214 masa administrative
për drejtuesit e automjeteve
2.25 milionë lekë
shuma e përgjithshme e gjobave