Bufi nis takimet me OSBE për ndarjen zonale
19/02/2005 Shtyhet afati për arritjen e konsensusit përfundimtar mes PS dhe PD
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ylli Bufi, ka vijuar dhe dje takimet me ekspertët e OSBE-së, ku është diskutuar mbi ndarjen e zonave elektorale në Shqipëri. Burimet kanë bërë të ditur se, deri më tani, janë vënë re shenjat e arritjes së konsensusit, por ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar. Diskutimet për ndarjen e re elektorale pritet të përfundojnë brenda javës së ardhshme. Pas përfundimeve të bisedimeve me socialistët, mësohet se OSBE do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Kjo për të vendosur mbi konsensusin përfundimtar mes të dy forcave më të mëdha politike në parlament. Nga ana tjetër, konferenca e kryetarëve të Kuvendit ka vendosur që të kalojë për diskutime në komisione ndarjen e re elektorale, sapo drafti të paraqitet si iniciativë e dy partive, PD dhe PS. Burimet kanë bërë të ditur se, pas arritjes së konsensusit përfundimtar, Komisioni parlamentar i Ligjeve do të pezullojë diskutimin e projektligjeve që ka në rendin e punimeve dhe do të merret vetëm me çështjen e ndarjes së re elektorale. Ky draft do të jetë dhe pika më e rëndësishme për t'u plotësuar nga pala shqiptare në procesin e asociim-stabilizimit. Madje, në takimin që do të zhvillohet pas një jave me BE-në, Shqipëria do të deklarojë të gjithë hapat e marra në reformën elektorale.